Rektorët te Komisioni i Medias: Studentët shkundën qeverinë!

E mërkurë, 06 February 2019 10:45

Rektorët e universiteteve të vendit të pranishëm në Komisionin e Medias dhe Edukimit kanë folur për protestën e studentëve dhe qëndrimet e tyre për protestat dhe sfidat e arsimit të lartë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se mbështet kërkesat e studentëve, ndërsa theksoi se mungesa e fondeve po cenon kërkimin shkencor. Nga ana tjetër, rektori i Mjekësisë, Arben Gjata shtoi faktin se protesta dhe reagimi i studentëve shkundi administratën dhe qeverinë.

 

Mynyr Koni: Siç e thatë edhe ju, gjatë dhjetorit dhe në janar të vitit 2019, institucionet e arsimit të lartë u përfshin në disa protesta. Kërkesat e studentëve i mbështesim dhe kemi ofruar bashkëpunim. Unë personalisht si rektor të gjithë qëndrimet e asambleve i mbështesë për shkak se kërkesat e Asambleve kryesore kanë marrë në analizë situatën dhe janë shprehur me kërkesa. Universiteti i Tiranës ka një buxhet shumë të vogël në nivelin e pagave. Kam kërkuar rritjen e vazhdueshme për kërkimet shkencore dhe mungesa e fondeve dëmton punën e kërkimit shkencor në këto vite.

Arben Gjata: Unë të paktën në këto muaj kam qenë të paktën tre herë në seanca të tilla. Kjo protestë e studentëve shkundi universitetin, administratën dhe qeverinë dhe i beri ato të reflektojnë. Kaluam një situatë të vështirë me universitetet. Pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve i kemi plotësuar dhe madje një pjesë tjetër e kemi kaluar. Nuk i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe për të analizuar problematikat janë mbledhur senati akademik dhe bordi i administrimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...