Banka e Shqipërisë miraton shitjen e Bankës Tirana te grupi Balfin

E mërkurë, 06 February 2019 18:08

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqiërisë, në mbledhjen e tij të fundit ka miratuar paraprakisht zotërimin e 88.95% të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksionar të Bankës Tirana sh.a. nga Balfin sh.p.k. dhe 9.88% nga Komercijalna Banka AD Skopje. Banka e Shqipërisë ka vënë si kusht paraqitjen në Bankën e Shqipërisë të miratimit të Hellenic Financial Stability Fund (HFSF) për shitjen e aksioneve të Bankës Tirana sh.a.

Më herët edhe Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë autorizimin për shitjen e 98,83% të aksioneve të Tirana Bank SH.A. nga Piraeus Bank SA te grupi më i madh në vend, Balfin SH.P.K., dhe Komercijalna Banka AD Skopje, ndërsa ka vendosur dhe disa kushte dhe detyrime për blerësit, si zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; Të mos vendosë kushte për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë; Të mos ushtrojë veprimtari bankare ose financiare me dhe në përfitim të personave të lidhur me të; Transaksioni të sigurojë eficencë ekonomike dhe të japë siguri mbi qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të punës së stafit ekzistues të Tirana Bank SH.A. http://www.monitor.al/konkurrenca-miraton-shitjen-e-tirana-bank-te-grupi-balfin-dhe-komercijalna-banka-por-me-kushte/

Transaksioni

Banka e Pireut në Greqi njoftoi zyrtarisht në fillim të gushtit 2018 se ka hyrë në një marrëveshje me Grupin Balfin dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve të degës së saj në Shqipëri, Tirana Bank.

Shuma totale në konsideratë arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve të Bankës Piraeus në Tirana Bank. Balfin është aksioner i shumicës me 88.95% të totalit.

Tirana Bank është banka e shtatë më e madhe në vend. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, totali i aktiveve të bankës ishte rreth 78 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë 2018, ose rreth 5.3% e totalit të aktiveve në sistem. Banka ka 3.9% të stokut të kredive dhe 4.8% të depozitave dhe kishte një humbje prej 806 milionë lekë për 9 mujorin 2018, sipas të dhënave nga Shoqata e bankave. Numri i punonjësve ishte 429 në fund të shtatorit, teksa banka ka 39 degë. Banka është e mirëkapitalizuar, me një kapital aksioner prej 13 miliardë lekësh në fund të tremujorit të tretë.

Kjo është banka e dytë me kapital grek që shitet, pasi NBG u ble në muajt e parë të 2018-s nga Abi bank. Abi Bank kishte shprehur interes edhe për blerjen e Tirana Bank.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...