U dogjën të gjallë brenda në spitalin Amerikan, burri i së ndjerës Hanife Mali: S'kishte as sistem antizjarr

E mërkurë, 06 February 2019 20:52

Ngjarja që mori përmasa të një bilanci lufte, ndodhur në ambjentet e hemodializës në Spitalit Amerikan Laprakë, ku 4 persona u dogjën të gjallë me benzinë, është pushuar nga prokuroria e Tiranës. Hanife Mali, Sanije Sulaj, Dashamir Saraçi dhe Lefter Canaj, u dogjën të gjallë brenda në Spitalin Amerikan, dhe pas dy vite nga ngjarja e tmershme, sot prokuroria nuk ka gjetur shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Vendimi është marë nga prokurori Robert Kote, i cili ju drejtua gjykatës së Tiranë me kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj Lefter Canaj, personit përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në 25 korrik 2016. Kërkesa e prokurorit Kote është miratuar nga gjyqtari Ardian Kalia në 30 tetor 2018, i cili ishte në të njëjtin mendim me prokurorin, duke argumentuar se dosja penale e rregjistruar për dy akuza atë të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shkatërim i pronës me zjarr” duhet të pushohej pasi personi përgjegjës për këto dy akuza kishte ndërruar jetë dhe përgjegjësia penale mbi të shuhet. Por pavarësisht këtij fakti, prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar dhe pjesën tjetër të kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në ambjentet e Spitalit Amerikan, atë të marrjes së masave të sigurisë në pavjonin e hemodializës dhe mosfunksionimit të sistemit të antizjarr.

Gjatë hetimeve të kryera nga ana e prokurorit Robert Kote thuhet se në repartin e hemodializës të spitalit Amerikan ka pasur sistem antizjarr dhe ishte brenda garancisë. Ky sistem ishte montuar në datën 25 korrik 2015 nga kompania “Global Net” dhe kishte sensorë të posaçëm tymi njëherësh ishin të vendosur dhe fikse zjarri. Por pavarësisht nga ajo që evidenton prokuroria e Tiranës në vendimin e pushimit, familjarët e viktimave Hanife Mali dhe Sanije Sulaj, shprehen për “Shqiptarja.com” se nuk ka pasur sistem anti zjarr në repartin ku ka ndodhur ngjarja.

Gjatë një bashkëbisedimi me familjarët e dy viktimave të mësipërme, “Shqiptarja.com” mësoi se sistemi anti zjarr që prokuroria e Tiranës ka paraqitur në vendimin e pushimit ndodhet në godinën kryesorë të Spitalit Amerikan në Laprakë. “Po në godinën kryesore kishte sistem antizjar dhe i paisur me sensorë kundër tymit, por në repartin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur asnjë mjet kundër shuarjes së zjarrit. Ai ambjent ishte përshtatur nga Spitali Amerikan si repart hemodialize, por në fakt aty kanë qënë disa magazina të vjetra të spitalit Ushtarak”-shprehet Saimiri, djali i të ndjerës Sanije Sulaj. Në të njëjtën linjë me të është dhe Flamur Mali, bashkëshorti i të ndjerës Hanife Mali, i cili tregon për “Shqiptarja.com” se në dhomën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur asnjë sistem dhe mjet për të shuar zjarrin.

Në dokumentin që zotëron “Shqiptarja.com” thuhet se gjatë hetimeve të kryera është marrë deklarimi i Petrit Polovinës, i cili është drejtues i departamentit të mirëmbajtjes në Drejtorinë Operacionale të Spitalit Amerikan dhe është përgjegjës për inxhinierët që janë në punë në këtë spital. Polovina është njeriu që përgjigjet për mirëmbajtjen e repartit të hemodializës. Ndryshe nga çfarë deklarojnë familjarët e të ndjerave, Polovina gjatë deklarimit të tij në prokurori ka pohur se:”…kam filluar punë në 1 shtator 2015 dhe në këtë repart janë bërë të gjitha instalimet të reja si sinjalizim i zjarrit, rrjeti elektrik, rrjetit hidraulik dhe aparatura mjekësore dhe konkretisht sistemi i sinjalizimit të zjarrit është montuar në 25 qershor 2015 nga kompania “Global Net” dhe ka qënë brenda garancisë dhe janë vendosur dhe sensorë tymi ku ka premise zjarri…”.

Por ndryshe nga ajo që deklaron në prokurori Petrit Velaj, në pamjet filmike të transmetuara nga “Report Tv” ditën e ngjarjes nuk shihet në asnjë moment shenja të rrjedhjes së ujit, pas rënies së zjarrit. Nëse ishte vërtet sistemi antizjarr në repartin e hemodializës, pse nuk ka funksionuar në asnjë moment ky sistem? Nëse do funksiononte sistemi antizjarr, që Polovina pretendon se ishte, ka shumë gjasa që bilanci i viktima do ishte shumë herë më i vogël. Në këtë drejtim prokuroria e Tiranës nuk është thelluar shumë, pasi duhet të shikonte nga afër dhe të ndiqte me ekspertë zjarrfikës, nëse në dhomën ku ka ndodhur ngjarja kishte vërtet sistem antizjarr. Nëse po atëherë pse nuk kanë funksionuar sensorët kundër shtëllungave të tymit?

Gjatë hetimeve të kryera prokuroria e Tiranës ka sekuestruar fotokopje procesverbalesh të dorëzuara nga vetë përfaqësuesit e Spitalit Amerikan, ku pasqyrohej se stafi i spitalit ishte trajnuar bindshëm për mbrojtjen nga zjarri dhe evakuimit. Por çuditërisht vetë shërbimi i Spitalit Amerikan, që ishte trajnuar për të administruar situata të tilla zjarri, nuk ka funksionuar aspak ditën kur ka ndodhur ngjarja. Kanë qënë forcat e zjarrfikëses ato që kanë ndërhyrë dhe bërë shuarjen e flakëve të përhapura në ambjentet e brendshme të spitalit, ndërkohë që dhe shërbimi i sigurisë i këtij spitali, ka qënë në nivelin zero. Asnjë punonjës sigurie dhe drejtues i spitalit nuk është gjetur fajtor nga prokuroria e Tiranës, për sa i përket futjes së Lefter Canaj me një shishe benzinë brenda në repartin e hemodializës.

Mbikqyrja administrative që s’funksionoi

Konçesioni 100 mln euro që u fitua nëpërmjet një kompanie guaskë “Evita”

Spitali Amerikan në vitin 2015 u shpall fitues nga ministria e Shëndetësisë i konçesionit 10 vjeçar për shërbimin e hemodializës në Tiranë dhe 5 rrethe të tjera të vendit. Spitali Amerikan, përdori një kompani farmaceutike të quajtur “Evita” me adresë në një kafene në Berat, për të fituarë këtë superkonçesion. Mirëpo në një kohë kur po arkëton miliona lekë nga buxheti i shtetit, Spitali Amerikan, nuk denjon të marrë masa sigurie për ruajtjen e jetëve të pacientëve të tij. Ish-ministri i Shëndetësisë në atë periudhë, Ilir Beqaj deklaroi se do kërkohet mbikëqyrje administrative kontratës së konçesionarit të Hemodializës. Por deri më sot nuk është marë asnjë masë administrative ndaj spitalit për këtë ngjarje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...