Zbulohet skandali i lidhjes së Spitalit Amerikan me kompani ofshore, 21 miliardë lekë të grabitura me koncension

Hënë, 11 February 2019 17:18

Mediat shqiptare kanë thelluar investigimin mbi skandalin e ko0ncensioneve mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitalit privat Amerikan me pronar Klodjan Allajbeu. 

Një fill i hollë dhe i padukshëm që lidh tre shoqëri holandeze, të cilat kanë administrator dhe zyra të përbashkëta, bashkon dy koncensionet më të mëdha të dhëna nga Shteti në sektorin e shëndetit publik me monopolistin e shëndetësisë private në Shqipëri. Sërish, si në skandalin e D.H.Albania, mburoja e shoqërive offshore përdoret nga biznesmenë shqiptarë për të fshehur nga sytë e shtetit përfituesit e vërtetë të koncensioneve dhe fondeve publike.


Deri tani njiheshin vetëm pjesërisht lidhjet ekzistuese mes pronarit të Spitalit Amerikan Klodjan Allajbeu dhe koncesionit PPP për shërbimin e hemodializës të firmosur me Ministrinë e Shëndetësisë me 25 maj 2016 për një vlerë prej 8 miliardë lekë të reja. Por dokumente të reja të zbuluara nga redaksia investigative e Shqiptarja.com nxjerrin në sipërfaqe një lidhje të fshehtë edhe mes këtij koncensioni dhe koncensionit për laboratorët e analizave, një tjetër PPP që për një vlerë 13 miliardë lekë të reja, në prill 2017, u dha privatëve edhe administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare.


Nëse skandali do të konfirmohej nga investigime edhe të institucioneve shtetërore, do të zbulonte ekzistencën e një përqendrimi pa precedent mes shëndetësisë publike dhe private në duart e një personi të vetëm, e realizuar, ka të ngjarë, duke mashtruar shtetin.


Lidhjet mes dy konçensioneve kryesore të shëndetësisë publike dhe monopolistit të shëndetësisë private gjithësesi duken të forta, edhe pse në letrat e paraqitura Shtetit janë mbajtur të fshehta. Edhe këtë herë loja e shoqërive off-shore shërben për të fshehur identitetin e përfituesve të vërtetë të fondeve publike, duke ushqyer dyshime dhe akuza. Tani i takon prokurorisë së rë dhe Autoritetit për Konkurrencën të vërtetojnë lëmshin e lidhjeve dhe të interesave, që në të vërtetë nuk mbarojnë këtu./ Investigim i Shqiptarja.com

Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 20:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...