Bekimi i Mogherinit  dhe mallkimi i Tusk

Hënë, 11 February 2019 17:28

Nga Qemal SAKAJEVA/

Bekimi rastisi të bëhej nga zyra e Federica Mogherinit, nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijançiç, saktësisht më 5 shkurt 2019. Mallkimi u tha një ditë më pas, më 6 shkurt 2019, nga Donald Tusk në një konferencë për shtyp. Që të dy zyrtarë shumë të lartë të Bashkimit Europian: Tusk është president i Këshillit të Europës, ndërsa Mogherini shefe për Politikë të Jashtme e BE, ndërmjetësuese në bisedimet Serb -Kosovë.

Edhe pse zëdhënësja Kocijançiç pas reagimeve i dërgoi shpjegim me shkrim Zërit të Amerikës (VOA), gjithashtu edhe sipas Radio Europa e Lirë, dhe  vërehej një tërheqje  ku ndër të tjera thuhej se, ”Ne nuk komentojmë për pikat të cilat nuk dëshirojnë të bisedojnë” Prishtina dhe Beogradi, çështja ia vlen të shtjellohet përderisa problemi mbetet. Pas pajtimit me presidentin Hashim Thaçin për korrigjimin e kufirit dhe me presidentin Aleksandër Vuçiç për përcaktim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve,  domethënë pranimi i ndarjes, por jo në vija etnike  siç qe shprehur ajo,  është tanimë diçka e njohur dhe janë shprehur pikëpamje e komente pa fund. Por pas rënies disi në heshtje, deklarata e Mogherinit  ishte shqetësuese  për Kosovën:  çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, u tha zyrtarisht.  Ndërsa Donal Tusk, në konferencën për shtyp, mallkoi rëndë duke thënë “Special place in hell” for brexiters...”    (“Një vend të veçantë në ferr” për breksitësit...” (mbështetësit e Brexit”) që nxitën Brexit pa plan).

Reagimet qenë të menjëhershme e të forta  nga të dy vendet në skaje të kontinenetit. Kryeministri Ramush Haradinaj, qëndrimin e Mogherimit e cilësoi “ i paprecedent, i papranueshëm, dhe si i tillë e cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”. Kurse Nigel Farage, njeriu i fushatës së Brexit, u përgjigj tejet ashpër: “Pas Brexit, më në fund do të çlirohemi nga “të fortët” që nuk janë zgjedhur me votë, arrogantë si ju, dhe do të drejtojmë vetveten tonë. Mua kjo më duket si parajsë”.

Çfarë shihet të dy probleme krejt të ndryshme?  Fatkeqësisht qëndrimi me dy standarde i BE-së. Britanisë së Madhe nuk ka çfarë i bën, sepse është shtet sovran i  fuqishëm, i cili doli nga harta e Brukselit, por nuk i ka marrë asnjë centimetër territor Bashkimit Europian. Thjeshtë është tëhequr në ishullin e vet për t’u administruar nga vetvetja. Ishte mirë apo keq për Anglinë, do të shihet në kohërat që vijnë, ndërsa për Bashkimin Europian qe gati më e keqja e mundshme dhe që ditën e parë, qoftë sepse u largua një nga shtetet më të rëndësishëm, por edhe për precedentin e krijuar. Prandaj në BE ka mërzitje të madhe, aq sa Donal Tusk më më fund shqiptoi mallkimin e rëndë për mbështetësit e Brexit. Kurse Kosova është tjetërçka:  një vend i vogël nën agresion destabilizues serb të pandërprerë që nga mbarimi i luftës dhe ditë për ditë, për t’ia dështuar pavarësinë  dhe për t’ia ndarë territorin. Dhe kulmi i bekimit të idesë serbe të ndarjes ishte deklarata për përfshirjen e Trepçës  në bisedime?!  Zyrtarë amerikanë të niveleve më të larta, për shumë vite me radhë kanë bërë me dije se Trepça është pjesë e territorit të Kosovës dhe pasuritë e Trepçes janë pjesë e ekonomisë së saj.

Kjo që u dëgjua nga zyra e Federica Mogherinit pak ditë më parë në Bruksel  nuk ndryshon nga çfarë tha Vladimir Putin gjatë vizitës më të fundit në Beograd.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...