Nuk ta rrok dot mendja!

Tuesday, 16 June 2020 17:05

Nga Qemal SAKAJEVA

Një shqiptar, por jo vetëm shqiptarët; një ballkanas, por jo vetëm ballkanasit; një europianolindor, gjithashtu;  pra njerëz të këtyre vendeve,  që kur udhëtuan e punuan në shtete të Perëndimit të zhvilluar, riformuluan mendimin tashmë të konstruktuar në  dy pjesë: dikur idealizuan, më pas gjykuan. Por brenda 4 vjetëve, që në vitin 2016 kur  fitoi zgjedhjet Presidenti Donald Tramp dhe në vitin 2020 kur COVID-19 i gjunjëzoi shumë keq shtetet më të zhvilluara të Perëndimit, në këtë anë të botës më pak të zhvilluar, janë vërejtur dy tronditje deri në thellësitë më të mëdha mbi aftësitë dhe qendrueshmërinë e sistemeve më themelore të vendeve më të zhvilluara e më të fuqishme.

Së pari ngjau në SHBA: Demokratët patën akuzuar Rusinë për ndërhyrje dhe ndikim në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kjo u shndërrua në çështje të jashtëzakonshme deklaratash, akuzash, debatesh, hetimesh dhe procesi të drejtpërdrejtë për transparencë ndaj publikut në ekranet e televizioneve, thuajse gjatë gjithë mandatit të Tramp. Gjithashtu, pati zgjedhje në disa shtete të Bashkimit Europian dhe, që nga Brukseli e kryeqytete të ndryshme vendesh, përfshi Londrën dhe Berlinin, u kërkua që Rusia të mos ndërhyjë në zgjedhje për të ndikuar në rezultat. Këto kritika ndaj Moskës u bënë nga zyrtarët më të lartë të shteteve, madje nuk kanë pushuar as sot e kësaj dite në SHBA, duke thënë se mund që Rusia të ketë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale, por besojmë se nuk do ta bëjë më. Kur një qytetar i viseve tona dëgjon kërkesën e shteteve të fuqishme,  që Rusia të mos ndërhyjë përsëri, kjo tingëllon si lutje: mos e bëni përsëri!

Moska, në dukje, e ka dëgjuar me indiferencë korin e akuzave dhe deklaratave, me domethënien se është janë jashtë kësaj loje. Madje ndonjëherë ka folur edhe Presidenti Vladimir Putin. Por njeriu i gjithëpushtetshëm i Kremlinit, me aftësinë për të vetëkontrolluar çdo emocion, ka zotëruar dukjen e një busti të gjallë dhe është përgjigjur me ftohtësi siberiane të fjalës, se Rusia nuk ndërhyn në zgjedhjet e asnjë shteti.

Atë që nuk ta rrok mendja, s’është aftësia e Rusisë për të ndërhyrë; as përgjigja me fjalë të numëruara të Putinit; as mohimi se Rusia nuk ka pse ta bëjë këtë. Eshtë tjetërçka: si  mundet që SHBA e fuqishme, Bashkimi Europian me një numër shtetesh mjaft të zhvilluara, nuk kanë as fuqinë, as mundësinë, as paratë, as teknologjinë, as plot gjëra të tjera që mund të numërohen, për mbrojtjen e  çështjes më bazë të sistemit demokratik: zgjedhjet?! Kur nuk i mbron do zgjedhjet nga ndërhyrjet e jashtme, bien të gjitha!

Së dyti, edhe pse Koronavirusi sulmoi gjithë botën, në perëndimin Europian dhe SHBA, ndodhi hataja. Presidenti Donald Tramp e quajti COVID-19 Virusi Kinez , Virusi Wuhan, duke përcaktuar emrin me vendin nga u përhap. Por atë që nuk ta rrok mendja është se si ndodhi asisoji që, shtetet e perëndimit u rrëzuan njëri pas tjetrit, më keq njëri se tjetri,  siç rrukullisen mbi tavolinë dominotë. Sistemi shëndetësor i secilit shtet perëndimor është njëri më i mirë se tjetri, shumë më cilësor se sa sistemi shëndetësor kinez. Ato shtete janë të mbushura me institucione shërbimi, kurimi, kërkimi e shkencorë të panumërt në fushë; kanë ekspertë dhe nobelistë të  shumtë; mund të fabrikojnë për çdo nevojë; zotërojnë mjetet financiare e plot mundësi të tjera;  dhe vjen virusi nga Kina e i zë të gjithë brenda pa çak pa bam:  As gatishmëri. As parashikim. As parandalim. As mundësi mbrojtjeje. Vetëm prapakthim te mjekësia e mesjetës. Dhe hapja e thesit të parave për të kapërcyer emergjencën shëndetësore dhe ndihmë për ekonominë  e ndaluar në mënyrë dramatike. Mungesa deri te mjetet më  të thjeshta si maska, doreza, respiratorë, ventilatore, pajisje mbrojtëse dhe shtretër të pamjaftueshëm, përfshi ndërhyrjen e politikës për masa shumë të vonuara, ndërsa virusi mund të mbërrinte nga Wuhani brenda disa orëve fluturim me linjat ajrore.

Kur këto shtete të zhvilluara nuk mbrojtën dot dy çështjet më themelore - shëndetin e popullit dhe zgjedhjet demokratike - çfarë garancie i japin botës me fuqinë e tyre?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...