Çmenduria e qeverisë/ Shqiptarët të dalin në pension 70 vjeç

Premte, 08 February 2019 16:14

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, kalon nga çmenduria në çmenduri.

Pasi erdhi në pushtet në 2013, me anë të Erion Veliajt, atëkohë ministër i Mirëqënies Sociale, ngriti një skemë pensionesh duke e rritur çdo 6 muaj moshën e daljes në pension.

Por pas dështimit të kësaj skeme, tani qeveria Rama 3, ka propozuar çmendurinë e radhës.
Qeveria propozon që shqiptarët të dalin në pension në moshën 70-vjeçare. Kjo pasi shteti nuk ka para për të paguar pensione.

Por për të paguar koncesionet që janë gjoba për shqiptarët qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka vendosur miliona euro çdo vit në dispozicion.

Propozimi për rritjen e moshës së pensionit është bërë këto ditë nga ministrat e qeverisë Rama dhe është mbrojtur shumë edhe nga ish-ministrat, të cilët duket se kishin bërë gati këtë skemë, por nuk mundën që ta aplikonin vetë.

Modifikuar më Premte, 08 February 2019 17:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...