Dajti i shpëtoi burgimit të përjetshëm, gazetarët e kronikës shpërthejnë ndaj Ramës

Saturday, 09 February 2019 09:20

Dënimi me vetëm 25 vite burg i Dritan Dajtit për vrasjen e 4 punonjësve të Policisë së Shtetit ka sjellë revoltë dhe reagime të shumta kundër qeverisë, reformës së saj në drejtësi dhe gjyqtarëve.

Veçanërisht gazetarët e kronikës së zezë kanë qenë të ashpër, sidomos me drejtuesit e qeverisë.

Basir Çollaku, Anila Hoxha, Flamur Vezaj dhe gazetarë të tjerë kanë sulmuar pikërisht qeverinë dhe reformën e saj të dështuar, për dënimin më gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Ky i fundit prej 10 vitesh ndodhet në burg, pas vrasjes së 4 punonjësve të Policisë së Shtetit, FATOS XHANI, ALTIN DIZDARI, SAIMIR DUCKOLLARI

 

dhe KASTERIOT FESKAJ, gjatë një operacioni për kapjen e tij në Durrës.

Më poshtë keni reagimet e gazetarëve:

Image

Basir Çollaku:

Dajti dhe Shullazi KLGJ-ja dhe KLP-ja e Edi Ramës

Të bëfsha Reformën në drejtësi. Kjo e para fjali të vjen ndër mend, pas vendimit të gjykatës për Dritan Dajtin me 25 vite burg. Turpi(Trupi) gjykues i Dritan Dajtit kishte kryetar Fuat Vjerdhën, anëtarë Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, Skender Damini . Këto janë pesë gjyqtarë të Apeleve Shkodër dhe Vlorë, vendimmarrës për tiu bindur Dritan Dajtit, Edi Ramës, Emiljano Shullazit, të treve bashkë, se nuk do të ketë burgim të përjetshëm, për ngjarjen më të rëndë të shumë dekadave në përlasjet e bandave me armë me policinë, e ku fatkeqësisht viktimat janë njerëzit me uniformë, rojtarët e ligjit, rendit dhe sigurisë. Mëkati i tyre i rëndë ndaj të drejtës, paçka nëse është i mbuluar në miliona euro a dollarë, me urdhër pushteti apo partie, do tu pëlcasë diku. Zullumshëm po. Sepse ka ndodhur një katrahurë që ska vetting ta shplajë ndër njerëz. Janë mbaruar gjyqtarë të Krimeve të Rënda në Tiranë dhe shumëkund, të cilët nuk kishin aspak takat të ndenjurash të merrnin vendim duke tjerrë procesin gjyqsor me 10 vite, derisa u gjet marifeti i shpëtimit të denimit kapital. Heronjtë, oficerët e policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, të, rënë në krye të detyrës më 7 gusht 2009, në Durrës, kanë rënkuar sot nga varret ku krimi i dërgoi për të dytën herë. Kanë qortuar ndoshta atje në parajsë dhe Zotin, përse Ai, nuk ndëshkon të paudhët e mbidheut, për çfarë ata kurdisën, me këtë palo drejtësi, bashkë me vrasësit ortakë në qeveri e qeli. Njëlloj po ndodh dhe ka ndodhur me Emiljano Shullazin. Krimet e Rënda pasi sallatuan njëherë dosjen dhe përpjekjen për ta frenuar dënimin, mbetën të ngujuar nga presioni amerikan dhe e dënuan atë në shkallën e parë të gjykimit me 14 vite heqje lirie. Por tani në Apel, ka nisur skema duke tentuar të çbëjnë atë çka nuk ia dolën deri më tani. Zvarritja ka nisur. Avokatët, fruthi dhe gripi për gjyqtarët, migrena dhe reumatizëma për prokurorët, derisa të shkohet tek njeriu i duhur, shpikësi i ndonjë kleçke, i zoti të përgjysmojë, rrafshojë apo rikthejë, dosjen për rishqyrtim, duke zhbërë vendimin e parë. Plani po kurdiset. Ndoshta në Apelin e Krimeve të Rënda, gjyqtarët e Sajmir Tahirit, po shkojnë dhe po marrin dosjen e Shullazit. Të zgjedhurit e përshtatshëm?! Sepse ata siç tha ish-ambasadori amerikan Donald Lu tha, gjyqtarët e Tahirit në Apel, kanë marrë para, për të ndryshuar arrestin e shtëpisë. Ashtu ndodhi. Masa ndryshoi. Paratë paskan bërë kërdinë. Një milion, dy milionë euro apo më shumë. Kush pyet. Droga dhe krimi organizuar vetëm paratë i kanë me shumicë, me kilogramë, nuk i numërojnë, thjesht i peshojnë. Dajti dhe Shullazi, janë sot Kryeminsitër, ministër i brendshëm, ministër drejtësie, prokuror i përgjthshëm me mandat më shumë se të përkohëshëm, prokuror i Krimeve të Rënda. Janë drejtues të KLP, KLGJ. Duhet më tepër? Dhe më tepër bëjnë ata. Biznes sigurisht. Drejtojnë biznese nga qelitë të fortët, tufullonte Edi Rama pak kohë më parë. Se dikush na dëftoi ai publikisht, i kishte dërguar mesazh dhe ai ishte mërzitur. U kishin dërguar mesazh dhe deputetëve. Po numrat nga i gjetën vallë?! Të jenë shënuar në muret e qelive?! Epo nëse u del fjalëve ortakëve nga burgu, ata mërziten dhe ti u kthen reston me heqje dënimesh, siç pacipësisht po ndodh. Mos e lodhni pritshmërinë, duke kujtuar se Sandër Lleshi-Lleshaj, do të jetë kundër ketij vendimi, sepse ai është perëndimor demek, dhe çmon detyrën dhe sakrificën e policëve të vrarë në aksion, e do thotë apo shkruaj pak rreshta habi për drejtësinë në duart e Dajtit, Shullazit, por dhe Ramës, shefit të tij. Hataja do lexojë ndonjë poezi të Kadaresë për të fjetur butësisht. Kështu ai rezulton vartës, i pamundur të hapë gojë ndaj krimit. E pyet dot Ramën zoti ministër Lleshi-Lleshaj, zonja prokurore Arta Marku, zonja Donika Prela, mis vettingu, nëse mesazhet nga burgu Edi Ramës ia ka dërguar Dritan Dajti apo Emiljano Shullazi?!. Merre telefonin, tabulatet e KM, në një telefon alternativ të tij, apo kqyr dërgesat elektronike nga qelitë, sepse janë mundësitë digitale dhe lexo tekstet e premtimeve të Ramës. Qartëssiht dhunshëm të dy kanë vënë dorë në shumë punë drejtësie. Njëri rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm, tjetri do të zbresë me skemën "Tahiri", në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, 14 vitet e dënimit të parë. Dajti dhe Shullazi sikur bëjnë garë, kush e urdhëron më fort Ei Ramën, kujt i bindet më shpejt ai, i pari i qeverisë, ai i bashkëqeverisjes... Janë mekur mëkatarët Gjonaj, Arta Marku, Donika Prela, pesë gjyqtarët e vendimit, e shumë të tjerë prokuroë e gjyqtarë, duke lexuar mesazhet e Ramës si dhe sa të dënojnë shoqninë e tij. A nuk kishte premtuar Edi Rama të lironte Emiljano Shullazin sapo të largohej ambasadori LU??! Prezenca e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikanë në çdo seancë prishi planin e parë dhe kujdes!!. Rama për Shullazin do të përpiqet ta mbajë premtimin në Gjykatën e Apelit. Me Dajtin lau një orxh. Do të jenë gjyqtarët e rastit "Tahiri"? Pregatitjet e qeverisë kanë nisur për këtë plan B. Borxhet duhen larë pa ardhur zgjedhjet, sepse Rama do humbasë dhe larja e borxheve si ish-kryeministër e konverton në larje hesapesh, ku ata të gjendurit në qeli, janë shumë më potencialë në premtimmbajtje se Rama. Në rradhë me veting në dorë, Rama po rreshton trupat gjykuese dhe ekipet hetuese për të nxjerrë nga belaja Vangjush Dakon, Lul Berishën, Qazim Sejdinin, e plot ortakë bandash, fitues të pushtetit për llogari të tij. Sepse vesi del me shpirtin thotë populli. Rama e nisi zhdukjen e drejtësisë me pafajësinë e "Hakmarrjes për Drejtësi", favoret e shpeshta ndaj "Bandës së Durrësit" "Bandës së Lushnjës", me sikletin në oborrin e tij të kokainës së Xibrakës. Apo si ngeci nga ndërkombëtarët me "Bajrët" dhe Balilin, të cilit i dërgoi taksist Ardi Veliun të parin e policisë. Sepse ka nisur të qajë sërish Tahiri, i akuzuari si mik i Shullazit, ngaqë spo gjen derman të mbyllë dosjen. Ka rradhë puna.. Sepse miliarda dollarë krim dhe trafik pastrimin e të cilave e bëjnë me ndërtime në Tiranë, ku firmos sa Rama sa Veliaj, tregojnë kush është shefi në këtë kohë tragjike për drejtësinë. Mos prisni të flasë Soreca, apo diplomatë të tjerë të tredhur shpesh të eunukosur nga Rama, prej xhepash si thasë groshës mbushur me bereqet financiar. Reforma në drejtësi, ka sjellë dy drejtues të paemëruar, të pakërkuar, të pandryshuar, Dritan Dajtin dhe Emiljano Shullazin. Duke mos harruar Sorosin që mbeti vajtje-ardhje në Tiranë për të pajtuar, zemëruar, Ramën me Veliajn, se kush është kapoja pasardhës, apo për të parë bilancet e të ardhurave në parajsën fiskale krijuar tek ne për hatër të tij.

Po Rama?

Nëse nuk bashkohet në qeli me Dritanin dhe Emiljanon, takimi i tyre në një alternativë tjetër, do të jetë më tepër i zhurmshëm..

Image

Anila Hoxha:

Pres hakerrimin e ministrit te brendshem.Pres hakerrimin e drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit !!!Jam kurioze sa trima jane,jam shume kurioze sa do ta tregojne shtetin sot!Pres reagimin e dikujt.Te kujtdo dreqi qe eshte ulur neper karrige shteterore dhe as qe i behet vone se sa vlen jeta e nje polici . Sepse jeta e nje polici nuk vlen perderisa i nxirrni neper aksione te tradhetuara,i dekonspironi dhe i vrisni ne menyra gjithfaresh.Disa i vrisni duke mos i motivuar.Disa i vrisni duke i pezulluar nga detyra, duke ju shkulur gradat nga gjoksi sa here vini ne pushtet.Disa i vrisni duke ju kerkuar llogari pse nuk ju pershendeten ne menyre ushtarake.Disa i vrisni kur ju kerkoni pse nuk kane bere normen me gjoba.Disa i vrisni se nuk eshte as me ate dhe as me kete.Disa se i quani trupe dhe flote kur ata jane efektive te policise. Disa sepse punojne per 50 mije leke rroge dhe i le makina ne rruge teksa ndjekin "cubin" e lagjes apo te qytetit.Disa vriten se ndaluan nje deputet dhe befas ju vjen nje telefonate nga lart.Disa vriten pak nga pak. Disa vriten brenda nje casti.Dhe disa rivriten.

Rip deshmoret e atdheut!

FATOS XHANI

ALTIN DIZDARI

SAIMIR DUCKOLLARI

KASTERIOT FESKAJ

Image

Flamur Vezaj

Dajti, vrau 4 policet, pas 5 viteve i lire! Turp!

###

Dritan Dajti pas 10 viteve tallje me sistemin e drejtesise ia arriti qellimit, duke i shpetu burgimit te perjetshem! Ai arriti ate qe e kerkonte me te gjitha metodat dhe nuk hoqi dore deri kur pese gjyqtaret e deleguar nga Gjykata e Apelit Vlore dhe Shkoder ia dhane ate, duke denuar perfundimisht me 25 vite burg! Thene ndryshe per vrasjen e 4 policeve ne krye te detyres dhe tentim vrasjen e 6 policeve te tjere e shume kalimtar te rastit Dajti do te shijoje lirine pas 5 viteve! Po po pas 5 viteve Dritan Dajtin do e keni perseri ne qarkullim dhe mund ta kontraktoni per cdo pune permbarimore!! Do jete i lire pasi me denimin qesharak qe mori ai tashme ka bere mbi 10 vite paraburgim qe dmth mbi 15 vite burg dhe me uljet 3 mujoreshe e sjellje te mire ai do jete i lire pas 5 viteve! Me kete vendim te pese gjyqtareve Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Skender Damini e Petrit Aliaj policer u vrane per here te dyte! Per kete vendim paralajmerova ne korrikun e 2018 dhe asgje nuk ndryshoi! Keta 5 gjyqtare shfrytezuan edhe mungesen e Gjykates se Larte dhe mungesen e vemendjes se mediave duke i dhene ate qe deshironte Dritan Dajti!

##Kush jane gjyqtaret qe e dhane kete vendim:

#Kryesuesi Fuat Vjerdha i deleguar nga Gjyakata e Apelit Shkoder eshte njeri nga gjyqtaret qe liruan me vendim qesharak Sokol Mjacen pak kohe para se te vriste dy turistet çek!

#Anetar Lindita Hoxha i deleguar nga Gjykata e Apelit Shkoder eshte procedura nga KLD-ja me masen e “verejtjes”!

#Anetar Skender Damini i deleguar nga Gjykata e Apelit Vlore dhe i proceduar disa here per shkelje e me te fundit ate te lirimit te nje grupi nga Fieri te akuzuar per trafik droge mes tyre edhe Arben Isufaj i njohur si Ben Qimja!

#Anetar Petrit Aliaj gjyqtar i deleguar nga Gjyakata e Apelit Vlore i proceduar disa here dhe hetuar per fshehje te pasurise e shuma te medha parash te “fituara” nga kompanit e familjes se Klemend Balilit!

#Anetar Aleks Nikolli gjyqtar i Gjykates se Apelit ne Shkoder (nuk kam te dhena per kete)!

#Turpi_i_drejtesise#

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...