Policia ka identifkuar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit në Pukë.
Sipas policisë ai është Enderis Doda, rreth 26 vjeç.
Ngjarja raportohet se nuk ka qenë e qëllimshme. Ndërsa hetimet vazhdojnë.
Petrit Biba nga Rubiku u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (8 shkurt) në fshatin Vrrithë.
Ai dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve
Biba mësohet se ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall.