Mjeku i cili u dhunua dje në vendin e punës është Genti Stroni infeksionist në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Për këtë akt të tillë kanë reaguar edhe QSUT por edhe policia e shtetit e cila ka nisur një hetim dhe ka proceduar penalisht autorin e dyshuar të ngjarjes i cili mendohet së është i afërmi i një pacineti
Ai është shpallur në kërkim ndërkohë që Policia e Shtetit, shpjegojnë burime, po heton intensivisht për këtë ngjarje.
Në të gjithë vorbullën e mjeteve të mbledhura hetuesit janë përqendruar në tre pista të cilat mendojnë se do të zbardhin ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë.
Mjeku Genti Stroni është edhe Zv Dekani i Fakultetit të infermerise dhe hetuesit e kanë venë si pistë edhe këtë, për ndonjë shkak apo arsye pune.
Por mjeku Stroni është filmuar nga emsioni Stop duke dhënë një ilaç që duhet te ishte në spitale por që u gjend vetëm pas ndërhyrjes së tij në farmaci.
Policia shpjegojnë burimet dyshon gjithashtu edhe tek ndonjë sherr që ka të bejë me punen e mjekut në urgjencën spitalore.
Këto janë tre pistat në të cilat po përqëndrohet vemendja e hetuesve për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.