Fakulteti i Filologjisë merr vendim: Çfarë do të ndodhë me provimet dhe orët e humbura

Hënë, 11 February 2019 16:29

Fakulteti i Histori Filologjisë me anë të një njoftimi të bërë publik për mediat, njofton se periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019.

Sipas këtij njoftimi orët e humbura për shkak të protestës së studentëve do të zëvendësohen edhe gjatë fundjavave, si dhe në oraret kur të ketë salla të lira.

Gjithashtu në këtë vendim janë parashikuar edhe datat e provimeve të mbartura dhe sezonale, provimet dhe mbrojtjet e diplomave për të gjitha degët si edhe për studentët e bachelorit dhe masterit.

Sipas njoftimit të bërë publik nga dekanati i këtij Fakulteti, kjo bëhet me qëllim realizimin e programeve mësimore të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve.

Ndërkohë dekanati lajmëron studentët se studentët nuk dot të penalizohen për mungesat në mësim gjatë periudhës së protestave, pasi orët e mësimit do të zëvendësohen.

Njoftimi i plotë i Fakultetit të Histori-Filologji:

Vendim nr.3 mbi strukturën e përshtatur për vitin akademik 2018-2019

Me qëllim realizimin e programeve mësimore të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen e datës 11.02.2019, miratoi përshtatjen e strukturës si vijon:

1. Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjavave, si dhe në oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës-akademike. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv-dekanët përgjegjës deri më datë 13.03.2019.

2. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14.00.

3. Sezoni i provimeve do të jetë në periudhën 04-24 mars 2019. Përgjegjësit e departamenteve dhe Sekretaria Mësimore, pas konsultimit me studentët dhe pedagogët, do të shpallin menjëherë datat e provimeve.

4. Viti i dytë i Masterit Profesional Mësuesi, nuk do të ketë sezon provimesh, por do t’i zhvillojë ato në fundjavë, gjatë periudhës së praktikës profesionale.

5. Periudha e mësimit për semestrin e dytë do të jetë: 25 mars-23 qershor 2019. Do të mbahet mësim edhe të shtunave, deri në zëvendësimin e dy javëve mësimore, në oraret e përcaktuar nga përgjegjësit e departamente, pas konsultimit me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës- akademike.

6. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 19. 20, 21 qershor, pas orës 14.00.

7. Sezoni i provimeve të semestrit të dytë do të jetë në periudhën 24 qershor – 14 korrik 2019.

8. Datat e riprovimeve për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe të dytë Master do të jenë: 15, 16, 17 korrik.

9. Diplomat në Bachelor: datë 19.07.2019

10. Diplomat në Master Profesional: datë 20.07.2019

11. Diplomat në Master të Shkencave: datë 21.07.2019

Gjithashtu, dekanati u shpreh për:

– mos penalizimin e studentëve për mungesat në mësim gjatë periudhës së protestave, pasi orët e mësimit do të zëvendësohen;

– përshtatjen e agjendës së personelit ndihmës-akademik për periudhën në vijim, duke parashikuar praninë në punë edhe gjatë fundjavave, deri në përfundim të semestrit të parë, si dhe të shtunave gjatë semestrit të dytë. Administratorja t’i kërkojë Bordit të Administrimit të UT-së vlerësimin financiar të punës jashtë orarit për personelin ndihmës akademik.

 

Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 17:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...