Paaftësi e Policisë së Sandër Lleshit/ Arreston dhe më pas liron protestuesin 80-vjeçar, ja neni që e ndalon

Diel, 17 February 2019 22:13

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, Policia e Shtetit arrestoi një 80-vjeçar në Lezhë për protestën e dhunshme dje para Kryeministrisë.

Ai është Ndue Fuga nga Fishta e Lezhës, i cili pasi u mor në banesën e tij u transportua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Një veprim i policisë, të cilin e ndalon rreptësisht Kodi i Procedurës Penale.

Neni 230, pika 2 thekson: “Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm”.

Por pas publikimit të lajmit dhe zhurmës që shkaktoi në opinionin publik, Policia e liroi rreth orës 21:30 me pretendimin se“do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

80-vjeçari akuzohet për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ai u pa gjatë protestës së djeshme duke hipur mbi strehën ndriçuese të kryeministrisë ku edhe valëviste flamurin kombëtar.

Një tjetër gafë e rëndë e Policisë së Shtetit pas rastit të djeshëm gjatë protestës ku protestuesit u sulmuan me gaz helmues.

Nuk e dimë ende nëse për të tilla shkelje ligjore do të ketë të ndëshkuar apo jo?...
Ja çfarë thotë për këtë rast Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë

Neni 230/

Kriteret e veçanta për caktimin e masës së arrestit në burg (Ndryshuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)

1. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.

2. Nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të vendoset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim.

4. Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...