Qyteti I Vlorës u trondit ditën e sotme nga një atentat mafioz, nga I cili humbën jetën dy persona dhe u plagos rëndë një tjetër.
Objektivi I atentatit në zonën e “Ujit të Ftohtë” ishte Armando Sulejmani, I njohur edhe si “Çipuri”, person me precedentë të mëparshëm penalë dhe I dënuar për vrasje. Sulejmani, anëtar I bandës së Gaxhait, I ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2016.
Ndërsa viktima mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, mik dhe kunat I Sulejamanit.
Më poshtë imazhet e dy viktimave.