Një 32-vjeçar ka rënë në prangta e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet se shpërndante drogë në një shkollë të qytetit.
Sipas policisë I arrestuari është 32-vjeçari me inicialet M.B, banues në Lushnje.
Arrestimi i tij u bë pasi në ambientin përreth shkollës u kap me disa doza lëndë narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".