Pasi "rregulloi" shërbimin, Ministrja unifikohen oraret e vizitave në spitale

Saturday, 23 February 2019 09:57

Kur edne sherbimi neper spitale le shume per te deshiruar, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për aksesin e vizitorëve në çdo spital universitar, rajonal dhe bashkiak në vend. Regjimi i ri është i unifikuar, pra në çdo spital universitar, rajonal apo bashkiak, janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku.

Urdhri Spitale

Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe pasdite nga ora 17:00 -19:00.

Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00 – 19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.

 

Sipas Urdhrit të Ministres, spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake ngarkohen për të hartuar rregulloret e brendshme, duke marrë masa për të afishuar në çdo hyrje spitali dhe pavione, në stendat e informacionit dhe këto rregulla duhet të ndiqen dhe respektohen nga familjarët e pacientëve të pranuar në shërbimet spitalore.

Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambiente ku ofrohet shërbimi i urgjencës. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.

Kujtojmë se, Ministrja Manastirliu deklaroi marrjen e masave të menjëhershme për disiplinimin e vizitave të familjarëve të pacientëve në spitale, fill pas ngjarjes së disa ditëve më parë, kur një familjar dhunoi fizikisht mjekun roje të urgjencës së spitalit infektiv, ndërsa po i shërbente pacientëve.

Modifikuar më Saturday, 23 February 2019 10:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...