Torturonte fëmijët dhe gruan ,arrestohet zjarrfikësi në Tiranë

Saturday, 23 February 2019 10:07

 

Një telefonatë ka shpëtuar nga dhuna e vazhdueshme bashkëshorten e një zjarrfikësi dhe fëmijët. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një inspektor të Zjarrfikëses për dhunë në familje.  Sipas të dhënave zyrtare, SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, Lorenc Hatia, për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”. Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

 Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Modifikuar më Saturday, 23 February 2019 10:24

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...