Me 2 Mars të gjithë shqiptarët duhen të jenë në Sheshin Skënderbej, në nismën më interesante, kundër ikjes në masë të shqiptarëve.
“Duke përqafuar lëvizjen qytetare të Maqedonisë, ne, të rinjtë e vendit tonë, ftojmë çdo shqiptar të prekur nga plaga e emigrimit të bashkohen në këtë protestë simbolike.
Gjurma e një të riu që lë vendin e vet, për një jetë më të mirë, është një boshllëk i pashlyeshëm.
Bashkohemi, për cdo shqiptar që nuk mundi të flas i lirë, gjuhën e nënës.
Bashkohemi, për t'ju treguar se gjurmët e tyre, nuk harrohen.
Gjurmët e tyre, janë përpjekjet për liri dhe dinjitet.
Aktiviteti konsiston në vendosjen e një palë këpucë, si simbol për çdo të afërm që është larguar nga Shqipëria.”, thuhet në ftesën e aktivistëve për këtë protestë.