Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se një 27 vjeçar i identifikuar si Vitjon Lluka është plagosur rëndë dhe është nisur drejt Traumës në Tiranë.
27 vjeçari ka qenë duke ruajtur bagëtitë në momentin që ka ndodhur ngjarja. Mësohet se Lluka ka kapur me duar eksplozivin pa e ditur se çfarë ishte dhe pas shpërthimit ka marrë dëmtime në fytyrë.
Ngjarja ka ndhodhur në vendin e qujatur 'Hani' në Subash.