Shifra zyrtare/ Shqipëria po ngel pa burra

E mërkurë, 27 February 2019 08:38

Emigracioni ka përmbysur raportin gjinor të popullsisë. Ky fakt evidentohet nga INSTAT, në “Projeksionet e popullsisë 2019 – 2031”. Në vitin 2011, Shqipëria ishte një vend ku kishte më shumë burra se sa gra. Kjo tashmë ka ndryshuar në vitin 2019, pasi në Shqipëri raporti gjinor qëndron në 99,8 burra për çdo 100 gra. Sipas projeksioneve të përditësuara, raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89,1 burra për çdo 100 gra.

“Gjatë periudhës 2011 – 2018, normat e emigrimit të burrave rezultuan të ishin më të larta se ato që u supozuan në projeksionet e mëparshme. Ndërsa për gratë rezultoi e kundërta, normat e emigrimit ishin disa herë më të ulta se ato të supozuara më parë. Këto ndryshime në sjelljet migratore, kanë sjellë edhe ndryshimin e strukturës gjinore të popullsisë” shkruhet në projeksionin e INSTAT.

E sa i përket numrit të popullsisë, në vitin 2031 ajo parashikohet të arrijë në 2 milion e 745 mijë e 996 banorë, shkruan Scan.tv. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031.

“Ndryshimi i këtij numri është pasojë direkte e normava më të ulta të lindshmërisë dhe shpërndarja gjinore e emigrantëve e cila nuk përkon me hipotezën e Projeksioneve të Popullsisë 2011 – 2031. Rritja me ritme të ngaldalta e ISF, shoqëruar nga hyrja në moshë riprodhimi e brezave të grave më të pakët në numër se ato aktual, do të bëjë që numri i lindjeve të mos pësojë ndryshime domethënëse gjatë periudhës 2019 – 2031” shkruhet më tej në projeksionin e popullsisë 2019-2031. Në të njëjtën kohë numri i vdekjeve do të vazhdojë të rritet, si pasojë e një popullsie më të madhe në moshë të vjetër. Këto dy ndryshime do të sjellin edhe rënien e shtesës natyrore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...