Vdekja e Sadije Agollit/ Basha: Shembull se pas çdo burri të madh, qëndron një grua e madhe

E mërkurë, 27 February 2019 08:30

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim basha ka dërguar një mesazh ngushellimi pas ndarjes nga jeta të Sadije Agollit, gruas së shkrimtarit Dritëro Agolli.

“Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës, ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe”, shkruana Basha në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i Bashës

"Mësova me hidhërim të madh ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli.

Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës, ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.

Jam i sigurtë se çdo lexues i poezive magjepsëse të Dritëroit, teksa ju kthehet atyre, do të kujtojë edhe gazetaren që ka qenë lexuesja dhe kritikja e parë e atyre rreshtave.

Duke ju gjendur pranë Elonës dhe Artanit, i bindur se kujtimi i një lidhjeje të madhe mes intelektualësh dhe i kujtimeve që ata lanë, i bashkohem amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por “me dinjitet, ashtu siç jetoi Dritëroi e jetuam deri tani”. U prehtë në paqe!"

Modifikuar më E mërkurë, 27 February 2019 08:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...