Është dorëzuar në polici Ervin Mata një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën në ish-Bllok.
Ervin Mata njihej edhe si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, por pas ngjarjes ata duket se janë ndarë.
Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.