Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Romës. Sipas mediave fqinje, ngjarja ka ndodhur në superstradën Cassino-Formia në SanGiorgio a Liri.
Një 38-vjeçar shqiptar ka qenë duke drejtuar motorin tipit “Tmax” kur është përplasur nga një 72-vjeçar që drejtonte një Fiat Panda.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa ekipet mjekësore janë detyruar të transportojnë dy të plagosurit me helikopter në një nga spitalet e Romës.
Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, ndërsa nuk jepen detaje për identitetin e të plagosurve.