Arsimi në Shqipëri, sektori më i nënfinancuar, si po tkurret numri i nxënësve

E Enjte, 07 Mars 2019 08:41

Që nga 7 marsi i vitit 1887, kur u hap Mësonjëtorja e parë shqiptare kanë kaluar 132 vite dhe sistemi arsimor në vend vetëm sa ka përkeqësuar problemet tashmë të akumuluara prej vitesh, me financime të pamjaftueshme , infrastrukture të dobët shkollore, hendek në nivelin e trupës arsimore dhe rënie drastike të numrit të nxënësve si pasojë e tkurrjes së numrit të lindjeve me rikthimit të valës së re të emigrimit të familjeve.

Shqipëria financonte më shumë se 4-5 për qind të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivelin ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD së jepnin në atë kohë.

Por përgjatë viteve të tranzicionit sektori është financuar më pak se 3 % të PBB-së, nivel gati 40 për qind më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara ka dhënë në këtë periudhë dhe 20 për qind me pak se, financimet që japin vendet e rajonit.

Më 2017, sektori i arsimit u financua në 3.1% të PBB, teksa pritet që financimi të jetë po në këtë nivel edhe më 2018. Nga të dhënat e detajuara nga Ministria e Arsimit mësohet se 1% e PBB, nga 3.1%, financohet nga pagesat e familjarëve nëpërmjet tarifave direkte.

Përqindja e financimit të familjarëve u rrit dukshëm pas rritjes së tarifave në arsimin e lartë pas vitit 2015. (tarifat që paguajnë familjarët derdhen në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, që më pas i rishpërndan për nevojat e veta).

Sipas një analize të fundit të United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) Shqipëria vijon të ketë financim të ulët për arsimin në raport me PBB në raport me vendet e tjera të kontinentit.

Historikisht, në Shqipëri, shpenzimet e qeverise për arsimin kane qenë të ulëta, dhe përgjatë 15 viteve te fundit mbeten kryesisht rreth 3 % te Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB). Në vitin 2007, një vit përpara krizës ekonomike financiare dhe recesionit ekonomik, përqindja përkatëse mezi arriti ne 3.2%. Pas krizës financimet për arsimin kanë qenë sistematikisht poshtë 3 për qind të PBB-se.

Po ashtu, shpenzimet private/familjare për arsimin si përqindje e PPB-se kanë qenë në rritje që në 2011, dhe, duke ruajtur ketë tendence, arriti ne 0.9% në fundin e vitit 2015 dhe pak më shumë se 1% më 2017.

Financimi i pamjaftueshëm i arsimit ndikon negativisht cilësinë e shkollimit, sidomos shtresat pavaforizuara të popullsisë.

Në vend që hendeku i financimeve në arsim të plotësohet, qeveria ka planifikuar të kundërtën, fondet do të ulen më tej gjatë tre viteve në vijim.

Sipas planifikimit afatmesëm të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin nga 3.1 – 3.3% e PBB-së më 2018-2019 do të zbresin në 3 % në 2020 dhe 2021.

Shqipëria u rendit e fundit në Rajon për shpenzimet dedikuar arsimit gjatë vitit të kaluar. Shqipëria shpenzoi 3.1 për qind të PBB-së për arsimin teksa vendet e tjera të rajonit ky tregues është në intervalin 4-4.5% të PBB-së.

Të dhënat e fundit e INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës treguan se pesha e shpenzimeve për arsim arriti në një nivel rekord, prej 4.4% të totalit të konsumit më 2016, nga 1.7% që ishte një dekadë më parë. Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 2.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.

Sektori i arsimit reduktohet me 35% që nga 1990

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30 për qind që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve, dhe shkollave.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT numri i nxënësve që ndjekin arsimin e 9-vjecar dhe mesëm ra në 43 mijë 700 nxënës në vitin 2018 nga 68 mijë e 600 nxënës që ishin në vitin 1991 ose 35 për qind nxënës më pak. Rënia më e madhe ishte në arsimin 9 vjeçar, ku këtë vit janë ulur në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak nxënës se në vitin 1991. Vetëm për dy vitet e fundit vijuan shkollën 46 mijë fëmijë më pak.

Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe më rënie të trupës arsimore. Në vitin 1991 numëroheshin 43700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në fillim të këtij viti numri i tyre ishte 3390 me rënie 22 për qind që nga viti i parë i tranzicionit.

Gjithashtu numri i shkollave u reduktua me 35 për qind që nga viti 1991.

Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjevar dhe të mesëm, këtë vit dhe me 1134 shkolla. Afërisht 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit.

Numri i klasave është reduktuar më tej. Nga 37 mijë klasa që ishin në fillim të viteve 1990, aktualisht janë rreth 11 mijë klasa. Numri i tyre është reduktuar me 70 për qind përgjatë 28 viteve.

Ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013/2017, për ciklin 9 vjeçar, sipas INSTAT. Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...