Anëtari i Kryesisë së LSI-së, ish deputeti Agron Çela, me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit ka organizuar një aktivitet në nderim të mësuesve dhe nënave të qytetit të Shkodrës.
Para pothuajse 700 grave të ftuara Agron Çela vlerësoi rolin e tyre dhe rolin e gruas në përgjithësi në zhvillimin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërinë.
“Gezuar 7-8 Marsin, ne kuader te festave te 7-8 Marsit, Agron Çela, anetari i kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim, falenderoi grate shkodrane per kontributin e tyre te vyer ne familje dhe ne shoqeri, me ane te nje feste. Rreth 700 gra festuan te gjitha sebashku keto data te shenuara, fillimisht per mesuesin e pastaj 8 Marsin, diten e Grave. Duke vleresuar rolin e femres, Çela kerkoi nga grate dhe nenat shqiptare qe te vazhdojne misionin e tyre per edukimin dhe rritjen e brezit te ri me vlera dhe virtyte pozitive”, thuhet në njoftimin e LSI-së në Shkodër.