Minatorët vijojnë protestën në Fushë-Arrëz, ku punonjës dhe ish-punonjës të industrisë së nxjerrjes dhe pasurimit të Bakrit në Pukë vijojnë prej 3 ditësh protestën. Likujdimi i 4 pagave, rikthimi i të gjithë punonjësve në punë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës janë kërkesat thelbësore të protestuesve, të cilët po mbështeten dhe nga sindikatat e pavarura.