Fermerët e Devollit janë ngritur në protestë për prodhimet e pashitura që janë detyruar t’i hedhin e për këtë akuzojnë qeverinë.
Pikërisht me produktin e tyre të famshëm, mollët, kanë shkruar dhe një mesazh për kryeministrin. “Rama ik”, shihet e formuar prej tyre.
Fermerët kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Kapshticë-Korçe prane fshatit Vranisht, ndërsa kanë paralajmëruar protestë pa afat.