×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

VIDEO/ Qytetari i lodhur nga korrupsioni theu derën e kryeregjistruesit në Pogradec

Hënë, 16 Prill 2018 16:25

Këto pamje janë marrë nën ZRPP e Pogradecit, ku sot u regjistrua një incident që nuk ishte aq i thjeshtë:  një qytetar i lodhur nga sorollatjet, nga korrupsioni, mungesa e shërbimit dhe etikës në zyrat e shtetit, i theu xhamin e derës kryeregjistruesit Majlind Shkira.

Pamjet e njerëzve të grumbulluar dhe fytyrat e lodhura tregojnë sa pritje e durim u duhet pogradecarëve të marrin përgjigje për kërkesat e tyre, dokumente a tituj pronësie në këtë ZRPP.

Vetë ministrja e Shtetit, Sonila Qato, e ka vizituar ZRPP-në para një jave pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe është ndeshur me paaftësinë e nëpunësve të atyshëm, por është larguar pa bërë asnjë deklaratë publike.

Pavarësisht të gjithave, Policia e Shtetit ka nisur hetimet sot për thyerjen e xhamit të zyrës së kryeregjistruesit Shkira nga qytetari.

 Ndërkohë përsa i përket problemit të korrupsionit dhe paaftësisë së punonjësve ska asnjë reagim.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 16:30

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...