Auditimi në Albpetrol, KLSH: Koncesionarët nuk kanë likuiduar sasitë e naftës

Premte, 08 Mars 2019 19:07

Marrëveshjet hidrokarbure që Albpetrol ka me kompanitë private janë shoqëruar herë pas here me probleme, e lidhur me detyrimet që këto të fundit kanë pa shlyer ndaj kompanisë shtetërore.

Në një raport të fundit të KLSH nënvizohet se pjesa që Albpetrol duhet të përfitonte si likuidim në naftë nga aktiviteti i privatëve është mbartur si borxh, duke mos u shlyer sidomos në vitet kur çmimi i naftës në tregje ishte i lartë. “Gjatë zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure në vendburimet P, D, të zonës P, V, K, gjatë viteve të shfrytëzimit të zonave naftëmbajtëse, kontraktorët kanë krijuar detyrime në likuidimin e sasisë së naftës pjesë e Albpetrol SHA, nga PPE&PPA sipas marrëveshjeve hidrokarbure dhe për shërbimet e kryera nga Albpetrol SHA. Detyrimet janë krijuar në periudha kur çmimi i naftës bruto ka qenë disa herë më i lartë se çmimi aktual i naftës bruto (përjashtohet “TOG” nga konstatimi i sipërcituar” vlerëson KLSH.

Ky i fundit nënvizon se detyrimet për shfrytëzimin në zonat Cakran-Mollaj apo Gorisht-Kocull kanë ardhur si efekt I ndryshimit të kontraktorit. Sipas KLSH një pjesë e detyrimeve nuk garantohet për shlyerje. “Vjelja e detyrimeve përbën risk për Albpetrol SHA, i cili vjen si pasojë e mundësisë së dështimit të kontraktorëve për vazhdimësinë e të zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure. Pavarësisht përpjekjeve të Albpetrol për vjeljen e detyrimeve, nuk janë bërë njoftimet për thyerje të marrëveshjeve dhe marrje të masave sipas tyre, njoftime sipas të cilave kontraktorët do të viheshin nën presion në kohën e duhur për shlyerjen e detyrimeve, ose dorëzimin e zonave të shfrytëzimit sipas marrëveshjeve” nënvizon raporti i auditit.

Një tjetër problematikë që ka shoqëruar marrëveshjet ka qenë ajo për specifika të caktuara të dakordësuara më herët të cilat kanë përfunduar në arbitrazh. Kështu në një rast marrëveshja mes kompanisë publike dhe investitorit ka qenë e tillë që garantonte se për shërbime që kalonin vlerën 2 milionë USD Albpetrol mund të ndiqte hapjen e ofertave të tenderit. “Palët vazhdimisht kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me disa kushte që duhet të plotësoheshin sipas Albpetrol në lidhje me procedurat e tenderëve me vlere mbi 2,000,000 USD, në mënyrë që të konsideroheshin si Kosto Hidrokarbure, derisa kjo çështje u dërgua për gjykim në arbitrazh. Midis “Albpetrol” SHA, dhe kontraktorit, fillimisht janë mbajtur disa takime dhe komunikime ku është diskutuar mbi një mënyrë zgjidhje të përbashkët për këtë çështje. Zgjidhja e çështjes mendohet se është arritur vetëm në vitin 2018, kur kontraktori zbatoi një “C online system” për këtë qëllim, i cili u aprovua edhe nga Albpetrol SHA. Në momentin e hartimit të këtij dokumenti, ky sistem është akoma në proces testimi” vlerëson KLSH.

Ky institucion rekomandon që në këto raste Albpetrol duhet të marrë masa për të asistuar të gjithë procedurat që zhvillohen nga kontraktori për vlerën 2 milionë USD. Raporti ndalet në problematikën e njohjes së shpenzimeve për kompanitë që kanë marrëveshje hidrokarbure me shtetin shqiptar. Po kështu nga auditimet e mëparshme ku është kërkuar shpërblim dëmi në masën 501 milionë lekë KLSH vlerëson se ende nuk është marrë masë.

Raporti vlerëson faktin se detyrimet e kontraktorëve janë ulur shumë ndjeshëm, ndërsa për të tjerat po ndiqet procedura ligjore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...