Ditën e sotme, rreth orës 16:20 në lagjen nr.17 në Durrës, shtetësja e mitur me iniciale A.B ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke ndërruar jetë.
10-vjeçarja ka qenë në shtëpinë e saj në momentin kur e ka zënë korrenti. Familjarët nuk kanë patur mundësi ta dërgojnë në spital, pasi vajza ka ndërruar jetë menjëherë.
“Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.