Gazetarët italianë: Rama bëri fushatë në TV italiane, situata në Shqipëri e rënduar

Tuesday, 12 Mars 2019 21:18

Dy gazetarë italianë, Valerio Palombaro dhe Alberto Negri thonë se Edi Rama po bën fushatë elektorale në Itali duke iu drejtuar televizioneve atje. Ata komentojnë edhe protestat në Shqipëri.

Intervistat e plota:

Alberto NegriMendoj se protestat janë simptomë më e thellë e një situate të vështirë, që buron nga fakti se shqiptarët e ndjejnë se jeta e tyre drejtohet jo vetëm nga partitë politike por edhe klanet e fuqishme shqiptare, që veprojnë dhe janë ende me shumë pushtet. Mjafton të përmendim ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama që është akuzuar për lidhje me narkotrafikun. Kjo sipas meje është simptomë e një situate të vështirë shumë më të thellë. 

Gazetarja: Rama thotë se nuk është protestë, apo revoltë popullore, por e opozitës, një revoltë në pallat. Ka një perimetër rreth 1 km që proteston, përtej tij gjithcka është në rregull.

Alberto Negri: Sigurisht, Edi Rama duke qenë kryeministër tenton të tregojë se gjithçka shkon mirë. Por duhet kujtuar se Shqipëria vuan probleme të forta ekonomike. Nuk do kish përndryshe kaq shumë emigracion, njerëz që ikin nga vendi, nëse gjërat do shkonin kaq mirë siç e pikturon kryeministri. Patjetër gjërat janë më mirë se më parë, Shqipëria ka bërë hapa përpara, kontribuon me emigracionin  e  vet në ekonominë italiane. Por besoj se kryeministri duhet të bëjë shumë kujdes e t’i kushtoj shumë vëmendje këtyre protestave. Ndoshta nuk janë aq të gjera sa dikush mund të mendojë, por në çdo rast kur ka një protestë ka diçka që nuk shkon dhe protesta është kripa e demokracisë.

Besoj se Edi Rama po bën fushatë elektorale. E bën në Shqipëri e bën edhe jashtë. Në një vend ku ka 500.000 shqiptarë që shkojnë e vijnë mes Italisë e Shqipërisë, që do votojnë në zgjedhje, sigurisht që i drejtohet këtij elektorati me prezencën në programet italiane.

Intervista e Valerio Palombaro

Valerio Palombaro: Italia dhe Shqipëria janë dy vende fqinj, shumëçka ndodh në Shqipëri shkakton vëmendje të madhe në Itali. Shqipëria ka bërë shumë progres që nga vendi I fillim viteve 90, Italia kujton vitet e vështira me anijet që vinin. Ndaj kur dëgjohet fjala tension bie një kambanë alarmi për situatën politike. Ka një ndërgjegjësim se gjërat kanë ndryshuar, vendi ka bërë progres, sot ka rreth 4.000 sipërmarrje italiane që investojnë në Shqipëri. Por Italia është partner i rëndësishëm tregtar dhe shumë turistë italianë vijnë në Shqipëri. Këto tensione politike ngrenë pyetje.

Kryeministri Rama mori pjesë në programe të ndryshme italianë dhe mesazhi qe i qartë. Mesazhi në një pjesë arriti, tensionet do të vijojnë deri për zgjedhjet lokale të qershorit dhe në pritje të hapjes së negociatave me BE-në. Por në Itali ka një ndërgjegjësim për problemet që ka Shqipëria me korrupsionin. Një pjesë e këtij fenomeni është i lidhur me imazhin evendit në vitet ’90. Lëvizja e opozitës për të dalë nga parlamenti mund të mbetet pa efekt elektoral. Megjithëse u takon votuesve shqiptarë të vendosin. Kjo edhe për sa u takon përgjimeve, që janë tematika që duhen trajtuar në nivelin gjyqësor, më pas edhe në zgjedhje.

Kjo protestë e Shqipërisë nuk është e vetmja, ka protesta në kryeqytete të tjera të Evropës edhe në vendet Ballkanike, që zgjasin prej 14 javësh edhe në Beograd. Janë edhe protestat e jelekverdhëve. Pra ka lëvizje që I shoh të lidhura me zgjedhjet në BE, sidomos në Francë. Ballkani është rajon që bën të diskutohet për të. Shqipëria është një provë. Në këtë periudhë kemi arritur nivele interesi për Shqipërinë që nuk I kishim parë ndonjëherë, vëmendje, prezencë mediatike në Rai1, Porta e Porta programi më i ndjekur. Mendoj se kryeministri bëri një lëvizje të mirë për të dhënë mesazh

Gazetarja: Mesazh për kë? Për Shqipërinë? Për Evropën? Italinë?

Valerio Palombaro: Mesazh edhe për opinionin e brendshëm publik, duke njohur lidhjet mes dy vendeve. Mesazhi ka ardhur për të dy vendet, Italinë dhe Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...