Tronditet Antimafia e Katanias, prokurori i Habilajve dhe Tahirit hetohet për korrupsion!

E mërkurë, 13 Mars 2019 16:23

Një zhvillim interesant ka ndodhur ditën e djeshme në Katania, me gjyqin ndaj organizatës ‘Habilaj’ në të cilën është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas mediave vendase organizata e ‘Habilajve’ ka dalë para gjykatës së Katanias, për të zhvilluar mbrojtjen ndaj pretencës së prokurorit të çështjes, Tommaso Buonann
Por me shumë gjasa trupi gjykues nuk do ta pranojë këtë pretencë, pasi një prej prokurorëve të kësaj dosje ku është i përfshirë edhe emri i Saimir Tahirit, është përfshirë në një skandal të rëndë korrupsioni.

Është për tu theksuar se ky prokuror ka qenë pjesë e grupit hetimor që doli në konkluzionin, se ish-ministri Saimir Tahiri nuk rezulton të ketë kryer veprimtari kriminale në Itali në bashkëpunim me kushërinjtë e tij të prangosur Habilaj. Dhe për këtë ju kërkua gjykatës, që të mbyllë hetimin në Itali ndaj Tahirit.

Sipas dokumentit të nxjerrë në media në atë kohë, rezultonte se Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias së Katanias në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxori dokumentin zyrtar, sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij, që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.

Por në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet me arsyetimin, se ‘nuk ka prova dhe fakte’ që implikojnë ish – ministrin Tahiri.

‘Për sa më sipër, megjithëse nuk ka dyshim për citimet e bëra nga Moisi Habilaj gjatë bisedave të përgjuara, veçanërisht ku përmend se ka për t’i dhënë 30.000 Euro SAIMIR –it, ose në pjesët ku flet për blerjen e bizhuterive për bashkëshorten dhe nënë e Saimir Tahirit, në vlerësimin e prokurorisë, në mungesë të provave të vlefshme nuk rezulton të ketë elementë të përshtatshëm për të mbështetur akuzën në fjalë. Në bazë nenit 408 të Kodit të Procedurës Penale -125 të dekretit legjislativ 217/1989, kërkon që gjyqtari i hetimeve paraprake në këtë rast të vendosë për arkivimin e këtij procedimi dhe për rrjedhojë të urdhërojë kthimin e akteve të kësaj zyre’, shkruhet në atë dokument.

Pas kësaj më 19.03.2018, Prokurori i Republikës Carmelo Petralia ka konfirmuar kërkesën e një prej prokurorëve të çështjes, Andrea Bonomo, për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës. Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, me gjyqtare Loredana Pezzino, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit në Itali për ish-ministrin Tahiri.

Por si qëndron çështja korruptive e prokurorit të grupit Habilaj, Buonanno?

Prokuroria e Brescias ka filluar një hetim për Prokurorin e Katanias Tommaso Buonanno dhe është marrë në hetim nga hetuesit e Bergamos dhe karabinierët, pasi që nga muaji prill i vitit të kaluar ai hetohet mbi menaxhimin e burgut në Bergamo, në veçanti mbi sjelljet e ish-drejtorit Antonino Porcino dhe nga disa agjentë të policisë së burgjeve, duke përfshirë edhe komandantin Antonio Riçiardelli, i cili përfundoi në arrest shtëpie. Ai u njoftua për një urdhër kujdesi parandalues nga ana e zyrës së prokurorit të Bergamos. Prokurori Tommaso Buonanno nuk do të mund të hetojë në çështjen e zëvendës prokurorëve të Bergamos, Maria Cristina Rota dhe Emanuele Marchisio. Ai akuzohet për thirrjen telefonike të bërë nga Riçiardelli, i cili ishte nën përgjimin. Dhe thirrja vjen pas arrestimit të djalit të tij, Gianmarco Buonanno, i cili ndodhet në burg për një grabitje të armatosur të kryer në pasditen e 31 janarit të vitit 2018, së bashku me dy bashkëpunëtorë, në një supermarket në Zogno, gjithashtu në zonën e Bergamos, citon media italiane ‘Brescia Corriere. It’.

Faktet e fundit të raportuara nga shtypi, të cilat nuk janë mohuar, mund të konkludohet se i biri i Prokurorit të Republikës së Brescia është gjithashtu nën hetim në zyrën gjyqësore drejtuar nga babai i tij. Kjo do të mund të ndikojë në kredibilitetin e brendshëm dhe të jashtëm të një detyre veçanërisht delikate si ajo e prokurorit të rrethit anti-mafia dhe anti-terroriste, duke rrezikuar paragjykimin e autonomisë dhe pavarësisë së organeve hetuese të gjykimit.

Pikërisht për arsye të reputacionin e shkërmoqur të prokurorit Buonanno, gjyqi i Habilajve është shtyrë përsëri. Ai pritet të vazhdoi gjatë sepse edhe grupi i përfshirë në të është i madh. Kjo për faktin, se në këtë strukturë të krimit të organizuar është përfshirë edhe ish-Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri.

Seanca e radhës kundër bandës së Habilajve është zhvilluar dje, paradite me dyer të mbyllura në Gjykatën e Katanias.

Ashtu siç ishte parashikuar, në seancën e djeshme kanë marrë fjalën para trupit gjykues tre avokatë mbrojtës, mes të cilëve avokati i italianit të arrestuar Antonio Riella, bashkëpunëtor me vëllezërit Habilaj si dhe avokati i shqiptarit Nezar Seitit i konsideruar financieri i bandës së Habilajve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në muajin maj ku do të paraqesë mbrojtjen dhe avokatja e Moisi Habilaj.

Grupi i të akuzuarve shqiptarë, Habilajt akuzohen për trafik droge në drejtim të Italisë. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tyre është zhvilluar më datë 10 dhjetor të vitit të shkuar, ku prokurori Tommaso Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg. Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg;

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, i cili monitorohet me anë të një byzylyku elektronik. Ndërsa ndaj Fatmir Minaj është pezulluar gjykimi dhe është lënë në gjendje të lirë. Ndaj Antonio Riela është kërkuar dënimi me 15 vite burg; Angelo Busaça 8 vite burg; Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit; Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg; Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.

Në urdhër arrestimin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit ‘Rosa dei venti’, ekzekutuar në tetor të 2017, shprehet qarte se kjo bandë trafikantësh droge ishte ndërtuar mbi një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar.

Koka e kësaj bande ishte shqiptari Moisi Habilaj i ndihmuar nga vëllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofkën Lolo, i cili është shpallur person në kërkim, si dhe nga kushërinjtë Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italianë Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti. Sipas hetimeve 5-vjeçare të Antidrogës së Katanias, banda e Habilajve trafikonte nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha droge në rrugë detare përmes automjeteve që tranzitonin me tragete përmes portit të Barit e Brindizit, si dhe me anë të gomoneve apo barkave të peshkimit.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Katanias përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, kushëri me vëllezërit Habilaj, me automjetin e të cilit tip Audi 8 rezulton të kenë mbërritur në Siçili Moisi Habilaj e Sabaudin Celaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...