Ministrja e Drejtësisë na gënjeu, sistemi “41 BIS” nuk ka gjetur zbatim ende

E mërkurë, 13 Mars 2019 16:52

Edhe pse ka hyrë në fuqi prej më shumë se një muaji, sistemi “41 Bis”, për izolimin e të burgosurve ende nuk është vënë në zbatim. Shkak është bërë vonesa në ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, pasi do të jenë drejtuesit e këtij institucioni që do të hartojnë kërkesën për të dënuarit që mund të izolohen. Instanca e fundit që vendos është ministrja e drejtësisë, e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë vendim.

Një muaj pas hyrjes në fuqi, ligji për izolimin e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë sipas sistemit “41 Bis”, ende nuk është vënë në zbatim për shkak të mos ngritjes së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Sistemi “41 Bis”nuk do të funksionojë para ngritjes së SPAK-ut pasi do të jenë drejtuesit e këtij institucioni që do të bëjnë kërkesën për të dënuarit që do të izolohen.

Instanca e fundit që vendos aplikimin e izolimit për të dënuarit është Ministrja e Drejtësisë, e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë vendim.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka propozuar një tjetër paketë me ndryshime në ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve.

Ndryshimet parashikojnë ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë që përcakton rrezikshmërinë dhe si rrjedhojë i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nivelin e sigurisë që do të mbahet një i burgosur.

Sistemi "41 Bis", sipas modelit italian parashikon që në izolim të futen të gjithë ata persona për të cilët dyshohet se kanë mbajtur lidhje me elementë jashtë burgut duke vijuar aktivitetin kriminal.

Sipas ligjit, faza e parë e zbatimit parashikon izolimin e rreptë të 270 të dënuarve apo personave nën hetim, të cilët do të kenë zero kontakte me botën e jashtme.

Ky regjim përfshin të dënuarit për rreth 22 vepra të rënda penale, mes të cilave edhe aktet terroriste, apo vepra të tjera të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Te izoluarve do tu lejohet vetëm një takim në muaj me familjarët, në një mjedis të mbikqyrur.

Atyre personave që nuk do të kenë takime me familjarët, do tu lejohet një bisedë telefonike në muaj për 10 minuta, e cila do të jetë e regjistruar.

Edhe qëndrimi në ajrim këtyre personave do tu reduktohet deri në 2 orë, ku lëvizjet e tyre do të monitorohen me kamera sigurie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...