"Hyjni" Veliaj, si e parashikoi shiun/ Më herët parashikonte martesën e polices

E Enjte, 14 Mars 2019 15:59

Lali Eri është edhe “Hyjni”, nga ata që parashikon, motin, shtërngatat, fortunalet, e madje edhe fatin e femrave e meshkujve të shkuar në moshë për një martesë të afërt. Ai i ka të gjithë cilësitë, jo vetëm të një administratori të kryeqytetit, por edhe një “lideri shpirtëror”, parashikuesi yjesh, apo gjykuesi me hënë të plotë apo të re.

Katër ditë më parë, ai parashikoi se më datë 14 Mars, sot, do kishte shtrëngata të forta shiu, që në gjuhën popullore e quajti “shi me gjyma”. Për këtë “arsye” shtyu festimet për “Ditën e Verës”. Më e pazakonta është se edhe postimi i fundit me tekst i Lali Erit në faqen e tij në Facebook ka mbetur ajo e datës 10 mars.

“Hej! Më ndihmo 1 min me një dilemë. Të gjitha parashikimet e motit japin Ditën e Verës dt 14 shi me gjyma. Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e ti bëjmë festimet të dielën datë 17?”-shkruan Veliaj. Në fund jep edhe shifrat e sondazhit të lidhura me pyetje me dy opsione; E enjte, do Zoti nuk bie qamet…, e Diel, të gëzojnë fëmijët… Sigurisht që me angazhimin e zyrtarucëve të bashkisë dhe Rilindjes, fitoi oposioni që donte vetë Lali Eri, pra e diela…

Nuk është herë e para që Veliaj fut në panik njerëzit për gjoja shira e fortunale të mëdha. Dy vjet më parë kur pa se bashkia dështoi nga përbytjet në kryeqytet, gati sa nuk shpalli gjendjen e “jashtëzakonshme” duke bërë thirrje histerike për të mbuluar dështimin, të natyrës: “Ndihmoni të moshuar dhe fëmijë, mos dilni nga shtëpitë pa shkak, shmangni qarkullimin me automjete”…

Në fakt Tirana ishte në një ditë të zakonshme reshjesh, qoftë edhe të dendura, por ky kryebashkiak nuk nuk ka për qëllim punët në bashki, por daljet nëpër media, mundësisht duke rënë shia dhe ai qëndron aty pa çadër, sa ta kapin kamerat e më pas të vijojë rutinën e zakonshme, në dhënien e lejeve të ndërtimit për pallate dhe kulla.

Po sot asnjë pikë shi nuk ka rënë deri në mesditë, gjasat janë që edhe deri vonë mos ketë reshje. Lali Eri doli bllof, por kjo nuk e shqetëson aspak atë, para këtij “turpërimi dhe mashtrimi” edhe me çështjet e motit.

Qëllimi është edhe më i madh. Gjithçka lidhet me protestën e opozitës që do të mbahet të shtunën më 16 Mars para Kryeministrisë. Parashikimet, (këtë herë jo nga meteorologu Veliaj), japin të dhëna se protesta do jetë në numër mjaft të madh.

Për të shumuar këtë organizim të opozitës, ka menduar Veliaj, që një ditë më pas do mbajë me taksat e qytetarëve të Tiranës shumë aktivitete kulturore, dalje të tij publike dhe ndoshta edhe ndonjë shfaqej me klloun të tjerë të pushtetit qëndror.

Aty më pas Lali Eri do të dalë dhe tregojë se kjo është: “Tirana dhe Shqipëria e vërtetë, ajo që feston e gëzon, jo ajo që ishte dje… në protestë”. Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...