Dashuria për betonin nuk i shqitet Lal Erit, i cili po ecën denjësisht mbi gjurmët e atit të ti shpirtëror me detyrën kryeministër i bandës Rilindje, Edi Ramës.
Përkundër përbetimit të tij se do të kishte moratorium për ndërtimet dhe se Tirana nuk do të vazhdonte të shkatërrohej në gjurmës e Ramës, Veliaj me lejet e ndërtimit të dhëna po e shkatërron përfundimisht kryeqytetin shqiptar, Tiranën.
Të dhënët zyrtare nga INSTAT flasin për qindra e qindra leje ndërtimi të dhëna nga Veliaj, për kulla gjigande që pritet të ngrihen. Me qëllim fitimin përmes lejeve të ndërtimit kryebashkiaku i Tiranës nuk e ka pasur fare problem as të shkatërrohen monumente kulture apo parqe.
Një denoncim që mbërrin në 55neës.al, flet për një skandal që po ndodh në Tiranë. Sipas denoncimit mësohet se duke qenë se nuk ka më hapësirë publike ku nuk mund të ndërtohet Veliaj po ndërton dhe mbi Liqenin e Thatë. Fotoja e denoncuesit flet për rastin që sipas tij po hiqet uji që të ndërtohet mbi Liqenin e Thatë. Për momentin ky është denoncimi. Të shohim në ditët në vijim çfarë do të ndodh kur qytetarët me sytë e tyre të shohin kullën e radhës që do të ndërtohet.