Dy ditë përpara protestës së madhe të opozitës që do të mbahet në Tiranë, Arqipeshkvi Monsignor Angelo Masafra, dërgoi një mesazh paqeje nga Shkodra ku mori pjesë në aktivitetin e paraqitjes së Nxitjes Apostolike të Papa Françeskut, zhvilluar në famullinë e Shkodrës në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”.
Monsignor Masafra i kërkoi politikës të shmangë dhe të zgjidhëkonfliket
“Vuajtja, butësia, durimi , gëzimi, ndjenja, humorizmi guxim të thellë në bashkësi, lutje të vazhdueshme, janë pra mjetet që Papa Francesku kërkon që të ritualizohet shenjtëria në jetën tonë.
Kemi shumë nevojë në këtë kohë që të rifitojmë gëzimin sepse problemet janë shumë të mëdha dhe i lutemi Zotit t’u ndryshojmë mendjen atyre që kanë në dorë çështjet e shoqërisë civile, politike në Shqipëri, që të ndihmuar nga ndërkombëtarët të arrijnë në një konsnesus për të kapërcyer problemet që kemi sot.”, tha Monsignor Massafra në fjalën e tij.