Qytetarë të shtrirë pa ndjenja në tokë dhe Policia e Shtetit që vazhdon ti sulmojë pa mëshirë.
Këto janë pamjet që rezervoi ditën e sotme përplasja midis policisë dhe protestuesve, ku pati midis tyre edhe të moshuar të cilët nuk kishin mundësi të merrnin ndihmën e parë mjekësore.
Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, situata ka qenë kritike, ndërkohë që autobotët e policisë nuk reshtnin të pompuari me ujë mbi protestuesit të cilët sikundër duken edhe në pamje gjenden të shtrirë në tokë.
Gjatë këtij momenti kanë munguar edhe ambulancat, edhe pse është kërkuar vazhdimisht ndihma e mjekëve.