Vrasja e 62-vjeçarit për një borxh, zbulohen detaje nga krimi

Diel, 17 Mars 2019 09:56

Detaje të reja për ngjarjen që tronditi dje kryeqytetin ku u vra me armë zjarri një 62-vjeçar me origjinë nga Fieri. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia e Tiranës se motiv i vrasjes dyshohet se ka qenë një borxh i pashlyer që viktima Haxhi Bacinovski i kishte autorit të dyshuar.

Borxhi ishte një shume parash e konsiderueshme dhe 62-vjeçari nuk i ishte përmbajtur fjalës së dhënë për ta shlyer çka ka sjellë konflikte të vazhdueshme me autorin, që sollën edhe vrasjen.

 Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin, i cili ishte i shoqëruar dhe nga një person tjetër.

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

KUSH ISHTE VIKTIMA
Haxhi Baxhinovski ishte një ish-të përndjekur, i dënuar dy herë në regjimin komunist. Ai lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë».

Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkëpunim” (dënim i kombinuar).

Haxhi Shefqet Baxhinovski ka qenë i dënuar në kampin e Qafës së Barit, madje ka marrë pjesë edhe në revoltën e Qafës-Barit.

AUTORËT
Policia thotë se ka identifikuar autorët e vrasjes së 62-vjeçarit nga Fieri. Haxhi Bacinovski ishte duke vrapuar tek kodrat e liqenit bashkë me djalin e tij kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave. Personat që qëlluan mbi fierakun, referuar dëshmive të mbledhura në vendngjarje ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj. Ata janë larguar me shpejtësi menjëherë pas krimit.

Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...