Dorian Protoduari, banori i Unazës së Re që u burgos pse protestoi për të mos lejuar shembjen e shtëpisë së tij, ka theksuar sot në studion e Syri.ne se asnjë nga banorët e prekur nuk është kundër projektit të ndërtimit të rrugës. Ai e theksoi, projektit, në një kohë kur po ashtu vërejti se aty u zbulua një aferë e madhe korruptive disamilionëeuroshe dhe deri tani, asnëj zyrtar i lartë përgjegjës nuk është thirrur nga Policia.
“E kam theksuar se nuk jemi kundër projektit, - tha Protoduari. – Por, kur unë jam arrestuar më 22 nëntor dhe kam qënë në burgun e Fushë Krujës, u zbulua që kishte një aferë korruptive në Unazën e Re.
Shumë mirë bëjnë që na shoqërojnë, Policia, kemi shkelur ligjin, edhe në burg do të shkoj...Por ama ka dy persona kryesorë që duhet të shoqërohen: Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro! Rama i hoqi si ministër dhe drejtor, ata bëjnë fushatë për Partinë Socialiste! Dhe ata nuk janë thirrur asnjëherë për t’u pyetur për aferën!
Theksoj se nëse dhunohet një banor i Unazës së Re, do të dhunohet kushdo që prek atë.
Ne jemi o vdekje, o liri! Fëmijët tanë janë të traumatizuar, po flenë rrugëve. Ne do t’i mbrojmë me gjak ato shtëpi.”
Këtij drejtorit të ri të Policisë i themi ta marrë me qetësi, t’i hedhë hapat avash avash. Ka pasur burra më të mirë që kanë tentuar të na nxjerrin prej aty.
Babai i këtij zotërie që sot është Drejtor Policie, para 45 vjetësh ka tentuar të dënojë gjyshin tim me burg! Pinjoll i komunizmit! Dhe sot ky zotëri më dhunon mua! Nuk kanë për ta arritur dot, as me “Leshin”, as me të tjerët që vendos “Leshi” për drejtorë policie, që të na përçajnë. Ne jemi “jelekportokallinjtë” e protestave, simbol i protestës.”