Urdhri i Ardi Veliut: Të mbyllet protesta te “Astiri"

E mërkurë, 20 Mars 2019 16:00

Policia e Tiranës ka shoqëruar 6 banorë të “Astirit”, vetëm për faktin se ata vijojnë protestën kundër projektit të Unazës së Madhe. Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se 6 persona janë ndaluar mbrëmjen e së martës, ku forca të shumta policie rrethuan zonën. Të shoqëruar janë Ilir Katiraj, Lindita e Dorian Protoduari, Skënder Doda, si dhe dy banorë të tjerë.

Por, shoqërimet e banorëve të “Astirit” nuk lidhen vetëm me protestën. Gazeta Mapo mëson se Ardi Veliu i ka dhënë urdhër Policisë së Tiranës për të mbyllur këtë protestë. Kërkesa e qartë e Veliut ka qënë që Policia duhet të ndërhyjë, derisa banorët të tërhiqen nga protesta e tyre, që konsiston në bllokimin e rrugës.

Një natë më parë ishte parashikuar që të shoqërohej një numër i madh banorësh të Unazës së Re, por mbërritja e Lulzim Bashës në zonë, bëri që Policia të bëj një hap pas.

Modifikuar më E mërkurë, 20 Mars 2019 17:08
Login to post comments