Denoncimi/Hakmerret policia, përfundon në polici protestuesi i Unazës se Re

E Enjte, 21 Mars 2019 13:33

Edi Rama nuk di gjë tjetër veçse të përdorë forcën ndaj protestuesve jo vetëm hedhur gaz lotsjellës dhe përdorur dhunë. Mësohet se uniformat blu dhe efektiva civilë kanë nisur të shoqërojnë protestuesit sapo ato shkëputen nga turma e protestuesve. Në komisariatin nr.1 të Drejtorisë së Policisë Tiranë mësohet se është shoqëruar Alban Ahmetcenaj pjesëmarrës ne protesta njëkohësisht banor i Unazës se Re shoqërohet me akuzën qesharake "Kundërshtim te forcave te policisë".

Denoncimi bëhet  nga Alfred Ahmetcenaj ish-kreu i degës së PD Mat, i vëllai i Albanit i cili ndodhet pranë oficerit të rojës. Alban Ahmetcenaj ka qenë me detyrim paraqitje për shkak te pjesëmarrjes ne protestën e Unazës se Re. Shoqërimet që po bëhen janë krejt të motivuara politikisht dhe në rastin konkret Alban Ahmetcenaj është jo vetëm protestuesi i Unazës së Re, por dhe i vëllai është ish kryetarit te P.D Mat dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Mësohet se i shoqëruar është dhe një protestues tjetër me emrin Redi Daci. Ky është një terror i pastër policor për dekurajimin e pjesëmarrësve ne protestë.

Login to post comments