Ultimatumi i opozitës, Kryemadhi: Lironi 14 të arrestuarit

E Enjte, 21 Mars 2019 15:05

Drejtues të opozitës kanë shkuar në zyrat e Policisë së Tiranës ku kanë kërkuar lirimin e të rinjve protestues të ndaluar nga policia.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha pas takimit më drejtuesit e policisë se:
Ne jemi këtu e çdo ditë e më shumë. Frika dhe paniku që ka kapluar Edi Ramën dhe grupin e tij e bën që të bëjë gabime. Ka shoqëruar 14 djem të datëlindjes ’95 të cilët nuk kanë bërë asgjë tjetër vetëm protestuar. Ka patur një dashuri dhe respekt të qytetarëve ndaj policisë. Biles edhe ujin e kanë ndarë me policinë. Paniku dhe frika e Ramës, pasi ka degdisur shqiptarët rrugëve të Eurpës, ata që kanë ngelur kërkon ti arrestojë. Në lamë në polici ultimatumin që të dalin djemtë sa më shpejt. Sepse ata nuk kane bërë asgjë dhe nuk kanë thyer asnjë ligj. Policia po përdoret për të ruajtur banda e Edi Ramës. Leshi është bërë qesharak. Twiterin e Lleshit e ka shkruar Endri Fuga.

Modifikuar më E Enjte, 21 Mars 2019 15:06
Login to post comments