Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar 3 persona. Në pranga janë vënë shtetasit Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër, A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier dhe J.S., 37 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim".