Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ku ironizon ashpër kreun e qeverisë Rama i cili sipas tij ka vrarë demokracinë e Shqipërisë.
Ai bën një përngjasim të kreut të qeverisë basketbollist me një basketbollist në Afrikë
“Dy basketbollistët
Njëri afrikan e tjetri albanistan. Njëri me Nr. 10, e tjetri me Nr 2. Njëri i zi e tjetri mavi.
Njërin i gjate 2.31 e tjetri 1.99. Njëri ka punuar me kazëm e tjetri i sëmurë me amëz.
Të dy do të mbahen mënd në histori për dhuratat e mëdha që i bënë grave të fundit.
Afrikani, pasi vrau në xhungël një leopard e shiti dhe i bleu gruas 70 lopë.
Albanistani, pasi vrau demokracinë, i bleu gruas gjithë të Shqipërinë”, shkruan Dylgjeri.