Gazeta më e madhe në Holande 'De Telegraaf' i ka kushtuar një shkrimr, kërkesës së disa partive politike në Holandë, ta cilat kërkojnë që të rikthehen vizat për shqiptarët.
Kjo, pasi 3 partitë e shohin këtë si e vetmja mundësi për të frenuar fenomenin e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.
Kjo masë drastike është mbështetur nga 3 parti kryesore në Holandë, ndër të cilat Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane.
Sipas deputetit Fritsma, problemet nisën kur u liberalizuan vizat. "Për këtë mund të pritej, kriminelët përfitojnë kur s’ka kontrolle."
Edhe deputetja Van Toorenburg, anëtare e të njëjtës forcë politike të ministrit holandez për Drejtësi dhe Siguri Grapperhaus, kërkoi direkt rikthimin e vizave për shqiptarët. "Unë dua të di kë fusim në shtepi, do dalë shumë shpejt një debat me ministrin."
Anëtari i Partisë Socialiste në parlamentin e Holandës e mbështet këtë masë: "Duhet të nisë një procedurë emergjente për të rikthyer vizat".
Mbetet për të parë në seancën e radhës të planifikuar me tematikën "Krimi i organizuar shqiptar në Holandë" nëse një shumicë deputetësh do të mbështesin propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyer vizat për shqiptarët. Por nëse në Holandë diskutohet tashmë kjo masë e ashpër, atëherë premtimi i hapjes së negociatave në qershor nga ministri i Jashtëm duket më shumë një ëndërr sesa një realitet i arritshëm.