Dërgonin ilegalisht shqiptarë në Gjermani, shkatërrohet rrjeti kriminal

Premte, 29 Mars 2019 09:12

Policia Gjermane ka shkatërruar një rrjet kriminal i cili merrej me nxjerrjen kontrabandë të qenieve njerëzore. Aksioni u finalizua me arrestime të shumta të mërkurën. Dyshohet se ata kanë sjellë një numër të madh shqiptarësh për të qëndruar dhe punuar ilegalisht në Gjermani shkruan süddeutsche.de.

Tre të dyshuarit kryesorë, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të Gjermanisë akuzohen se përveç që i kanë kontrabanduar shqiptarët nuk iu kanë dhënë as pagën e duhur, për punën që kryenin.

Gjatë aksionit janë bastisur gjithsej shtatë objekte, në mes të të cilave edhe një kantier ndërtimi në ish plazhin nazist të quajtur Prora, ku është arrestuar njëri ndër tre të dyshuarit kryesorë, transmeton albinfo.ch. Këtu është konfsikuar edhe një sasi e konsiderueshme materiali që shërben si dëshmi për kryerje të veprave penale të kontrabandimit dhe të mundësimit të punës ilegale.

Më tutje policia në komunikatën e saj thotë se në kantier janë zënë duke punuar pa leje qëndrimi dhe pune 11 shtetas shqiptarë. Kundër tre të dyshuarve kryesorë, shtetas të Maqedonisë dhe të Gjermanisë janë zhvilluar hetime edhe gjatë vitit 2018. Ata akuzohen se, përveç që i kanë kontrabanduar shqiptarët, ata po ashtu edhe i kanë privuar nga pagat e tyre dhe i kanë keqpërdorur ato (pagat).

Personat në fjalë dyshohen se shtetasve shqiptarë të ardhur ilegalisht në Gjermani ua kanë organizuar qëndrimin dhe punën ilegale, duke i punësuar me qëllime shfrytëzimi.

Gjatë bastisjeve të bëra me urdhëresë të Prokurorisë Publike Stralsund janë konfiskuar veç tjerash, dokumente biznesi, vërtetime të ndryshme, telefonë mobilë, kompjuterë etj si dhe dokumente identifikimi. Përveç kantierit në Prora , janë kontrolluar po ashtu edhe gjashtë objekte banimi dhe biznesi në Binz, Lauterbach, Lüssoë dhe Hamburg. Merret vesh se edhe një helikopter ka qenë i angazhuar në këtë aksion policor përmasash të mëdha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...