Nuk mbaron spektakli i zyrtarëve të administratës së organizatës Rilindjes që kanë zaptuar shtetin. Pas justifikimeve pa fund gjatë ditës së sotme nga ministri, kryeministri etj, u desh të dilte dhe Ardi Veliu dhe Artan Shkreli për të justifikuar ngjarjen e vetëm akuzojnë kinezët koncesionarit dhe madje sipas tyre fajin e kanë hajdutët. Konferenca e tyre për shtyp, ishte e turpshme e panevojshme dhe irrituese për opinionin publik që presin nga Policia e Shtetit rend dhe qetësi.
Policia e Shtetit vazhdon të mbajë të fshehur ngjarjen e djeshme të grabitjes së 10 milion eurove në Rinas, ku mbeti i vrarë edhe një nga grabitësit.
Në një dalje të parë publike pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka ka dhënë asnjë detaj mbi identitetin e personit të mbetur të vrarë, por u kujdes të fliste vetëm për masat që do të merren më tej për perimetrin e sigurisë së Aeroportit, duke bërë edhe njëherë me faj ashtu si shefi i tij, Sandër Lleshaj, koncesionarin kinez të Aeroportit. Po kështu Veliu nuk dha asnjë detaj nga hetimet, grupin e tjetër të grabitësve si edhe paratë që janë akoma në drejtim të paditur.
Ky është një rast i paprecedentë që edhe pse ka një viktimë në grabitje, Policia nuk jep pas 24 orëve asnjë të dhënë për identitetin e tij.
“Ne jemi duke punuar edhe për rritjen e parametrave të sigurisë në Aeroport. Nuk kemi gjetur bashkëpunimin nga kompania që menaxhon aeroportin. Sot shefi i komisariatit të policisë së Rinasit do të marrë edhe përgjegjësinë e kontrollit bashkë me kompaninë për të bërë të mundur kthimin e parametrave që kërkon standardi i Aviacionit Civil. Siç tha Ministrja e Mbrojtjes do bashkëpunojmë edhe me forcat e ushtrisë për të rritur parametrat e sigurisë, jashtë perimetrit të Aeroportit”, tha Veliu.