Diana Mjeshtri 45 vjece dhe Luljeta Zefi 39 vjeçe janë viktimat e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku u plagosën edhe pesë persona të tjerë.
Ngjarja
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, ora shënonte 14.35, kur në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë përplasur mjeti tip “Nissan” me mjetin tip “Audi”.
Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar: Emanuel Perjaku 23 vjeç, Jak Perjaku 28 vjeç, Pjeter Zefi 66 vjeç, Beta Mata 32 vjeçe dhe Lufti Kubaçi 55 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër.
Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetaset Diana Mjeshtri dhe Luljeta Zefi.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, konfirmuan burime zyrtare nga spitali Rajonal Shkodër. Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve, shtuan të njëjtat burime.