Çfarë ndodhi 19 vite më parë, përkujtohet eksodi i kosovarëve në Kukës

Hënë, 16 Prill 2018 17:48

Morinë e Kukësit; dogane e cila 19 vite më parë, u kthye në shpresë për karvanet e pafund me shqiptarë të Kosovës, dëbuar nga trojet etnike nga ushtria serbe e Millosheviçit. Çdo ngjarje historike duhet dokumentuar në mënyra të ndryshme. Për eksodin e shqiptarëve të vitit 1999, vjen një tjetër dësjhmi përmes fotografive. Ndoshta askush nuk e ka menduar Lubonjën edhe si fotograf, por fotot e tij të shkrepura në Kukës, flasin vetë. Kjo ekspozitë u hap edhe në Prishtinë, por vpër vetë autorin, çelja në Kukës ka më shumë vlerë pasi rikthehet në vendin e ngjarjes. Lubonja shprehet kështu para mikrofonit të RTSH-së: “Mendoj se është shumë e rëndësishme kujtesa, por ne jemi popull që harrojmë. Shpresoj që të arrijmë ta vlerësojmë e ta vlerësojë brezi i ri. Kjo varet nga aftësia jonë për ti informuar siç duhet. Por unë mendoj që është shumë e rëndësishme kujtesa dhe tejçimi i saj brez pas brezi.” Por që prej vitit 2000, trau i doganës së Morinës, çdo datë 16 Prill ngrihet për të pritur sërish karvane me shqiptarë të Kosovës, por në një mënyrë krejt tjetër. Ata rikthehen pasi ndihen mirënjohës pafund për mikpritësit në ditë të vështirë. Sot në këtë rrugë po e shoqërojmë dhe ne. Por jo të gjithë të dëbuarit patën fatin të gjejnë një strehë si disa të pakët prej tyre. Kukësi me 20 mijë banorë, mori në gjirin e tij 500 mijë vëllezër nga Kosova. Ndaj si çdo pëllëmbë e tij edhe ky shesh ishte jo vetëm streha e një pjese të madhe prej të dëbuarve, por dhe vendi ku mberritën dhjetëra e dhjetëra udhëheqës botërorë që vulosën përfundimisht të ardhmen e tyre. Për këtë mirësi që historia i rezervoi Kukësit të vogël, në vitin 2000 u kandidua për çmimin Nobel, por pa arritur ta bëjë të tijin, ndërsa pikërisht për këtë, që nga viti 2016 është “Nderi i Kombit”.

Video

Artikuj të ngjashëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...