Nga Xhemal Gjunkshi
Perdorimi i FA ne shkelje te hapur te misionit kushtetues te tyre. Pas aktit te deklarimit ne menyren me spektakolare te grabitjes se rreth 10 milion eurove nga nje grup grabitesish , qe fatmiresisht nuk u shnderrua ne nje grup terrorist, ne njerin nga objektet me rendesi teper te vecante sic eshte Aeroporti i Rinasit " Nene Tereza", duke cenuar ne kete menyre dukshem sigurine kombetare, nuk reshten analizat, qendrimet dhe hamendesimet lidhur me pergjegjesite e strukturave pergjegjese per kete akt te rende dhe te paprecedent. Ne kete suaze nuk munguan edhe qendrimet e atyre qe ne fakt jane pergjegjes per ruajtjen e sigurise se ketij objekti strategjik, sic eshte TIA. Ketu fjalen e kam per Qeverine, e cila menjehere nepermjet zedhenesve te saj LLeshaj, Xhacka dhe Balluku fajin e kerkuan larg deri ne Kine. Biles, me kete rast ata filluan mburrjen se pas ketij akti, ruajtja e brendshme dhe perimetri i jashtem i sigurise te ketij objekti do ti kaloje policise se shtetit, por jo vetem edhe ushtrise(Policise Ushtarake dhe Forcave Speciale), do te deklaronte me vone Ministrja e Mbrojtjes, znj. Xhacka. Lidhur me kete akt te Ministres se Mbrojtjes, menjehere reaguan media, analiste te ndryshem te sigurise, por dhe Presidenca. Arsyeja eshte e thjeshte, ketu kemi te bejme me shkelje te dispozitave kushtetuese dhe ligjore te perdorimit te Forcave te Armatosura. Konkretisht te neneve 22 dhe 23 te Ligjit 64/2014 "Per Autoritetet dhe Pushtetet e Komandimit te FA". Ne Kushtetute dhe ligjin e siper cituar percaktohet qarte se kur mund te perdoren FA. Ne menyre ekplicite thuhet se FA mund te dalin nga kazerma; 1. vetem ne rast lufte, 2. kur shpallet gjendja e jashtezakonshme nga Parlamenti, 3. ne kushtet e fatkeqesise natyrore, kur shpallet me Vendim Qeverie. Lidhur me situaten e krijuar Presidenti i Republikes ka kerkuar informacion te hollesishem nga SHSHP. Mendoj se Shtabi i Pergjithshem i FA, duhej qe menjehere pas vleresimit te situates se marre, te dilte me nje qendrim te qarte, profesional, ligjor dhe kushtetues. Ky veprim i ndermarre nga SHPFA, duke derguar Policine Ushtarake dhe Forcat Speciale ne ruajtje te TIA, nuk ka as baze doktrinare, as baze ligjore dhe as baze kushtetuese. Ministrja e Mbrojtjes, zonja Xhacka tha se ne po mbrojme nje pjese te infrastruktures ushtarake. Pyetja qe shtrohet eshte, po TIA eshte infrastrukture ushtarake, apo civile!? Patjeter qe eshte infrastrukture civile dhe me rendesi teper strategjike. Keshtu qe nese perdoren forcat ushtarake per ruajtjen e kesaj infrastrukture per shkak te "Cenimit te Sigurise Kombetare", sic tha zoti Lleshaj, atehere me perpara duhet te shpallet gjendja e jashtezakonshme nga Parlamenti me propozim te Keshillit te Ministrave. Ne keto kushte, kur nuk permbushen asnje nga rastet, se kur perdoren FA, mund te themi me plote gojen se ne kete rast kemi te bejme me shkelje te hapur te Kushtetutes dhe Ligjit. Ky eshte vetem nje show i radhes i urdheruar nga Kryeministri Rama, i zbatuar nga znj. Xhacka. Te gjitha keto veprime nuk i sherbejne aspak sigurise se munguar nga ky shtet i korruptuar. Keto veprime vetem se thellojne politizimin e Forcave te Armatosura.