Në dhomën e përfaqësuesve të Holandës, një shumicë parlamentare ka nënshkruar thirrjen nga partitë CDA, VVD, PS dhe ChristenUnie, për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok, tha një një debat të mërkurën mbrëma se nuk ka një mbështetje të mjaftueshme midis vendeve anëtarë të BE për një hap të tillë. Për më tepër, ministri thotë se , Shqiperia ende i plotëson kushtet që të lëvizin të litë.
Shqipëria iu hoqën vizat në 2010, dhe që atëherë numri i shqiptarëve të paligjshëm në Holandë është rritur.
Anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg (CDA) vë në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të riktheheshin vizat. Shumë kriminelë shqiptarë janë të përfshirë në krime të rënda, si trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore në Holandë.